Page 96 - Demo
P. 96
7.2MOLI DHE MASA MOLARE90Njehsime stekiometrike që bazohen në barazime kimikeÇfarë tregon një barazim kimikReaksioni i djegies së karbonit në oksigjen mund të shkruhet si më poshtë:Duke përdorur simbolet dhe formulat kimike, ky reaksion shkruhet:C(ng) 1 O2(g) 5 CO2(g)Ky është një barazim kimik, sepse numri i atomeve të të njëjtit element është i barabartë në të dyja anët e reaksionit. Ai na tregon se:1 atom karbon vepron me 1 molekulë oksigjen dhe përftohet 1 molekulë dioksid karboni.Nëse në reaksion merr pjesë një mol-atom karbon, atëherë mund të themi se:1 mol-atom vepron me 1 mol-molekulë dhe përftohet 1 mol-molekulë karbon oksigjen dioksid karboni. Duke u nisur nga ky barazim kimik, mund të kuptojmë sa mole bashkëveprojnë. Gjithashtu mund t’i kthejmë molet në g, duke përdorur Ar-në dhe Mr-në. P.sh.: vlerat e Ar-ve janë: ArC = 12, ArO = 16, ndërsa vlerat e Mr-ve janë: MrO2 = 32, MrCO2 = 44. Duke u shtuar vlerave të Ar-ve dhe Mr-ve njësinë g/mol, del vlera e masës molare të çdo elementi dhe e masës molare të çdo substance, që shkruhet në barazimin kimik. Bazuar në këto vlera, shkruajmë:12 g karbon veprojnë me 32 g oksigjen dhe përftohen 44 g dioksid karboni.Duke qenë se substancat veprojnë gjithmonë në të njëjtat raporte, kjo do të thotë edhe se:e kështu me radhë.Në një barazim kimik mund të njehsojmë: numrin e moleve të secilës substancë që hyn në reaksion; masën në g të secilës prej substancave që merr pjesë në reaksion.Rikujtojmë ligjin e ruajtjes së masës: Në një barazim kimik, masa totale nuk ndryshon.Rishikojmë edhe një herë shembullin e mësipërm.Në krahun e majtë të barazimit kimik, shuma e masave të karbonit dhe oksigjenit është:12 g + 32 g = 44 g. Në krahun e djathtë, masa e dioksidit të karbonit është 44 g.Themi se masa totale nuk ndryshon. Kjo ndodh sepse masat e atomeve dhe lloji i tyre nuk ndryshon. Ato thjesht riorganizohen.Ky shembull tregon zbatimin e ligjit të ruajtjes së masës.1 atom karboni fi1 molekulë oksigjeni 1 molekulë dioksid karboni.O O O Op Hekuri dhe squfuri bashkëveprojnë: masa totale është e njëjta, si para reaksionit, ashtu edhe pas tij.6 g karbon veprojnë me 16 g oksigjen dhe japin 22 g dioksid karboni

