Page 97 - Demo
P. 97


                                    MOLI DHE MASA MOLARE91Njehsime duke u bazuar në reaksione kimikePër të kryer njehsime bazuar në reaksione kimike ndjekim këta hapa:1. shkruajmë dhe barazojmë reaksionin kimik;2. shkruajmë Ar-në ose Mr-në për çdo substancë reaktante apo produkt; 3. u shtojmë vlerave të Ar-ve ose Mr-ve njësinë g/mol, për t’i kthyer në masë molare të atomit apo të molekulës;4. ndërtojmë raportet në masë, bazuar në barazimin kimik të reaksionit për të njehsuar çdo masë tjetër që kërkohet.Shembulli 1 Hidrogjeni digjet në oksigjen dhe përftohet ujë. Sa g oksigjen nevojitet për të vepruar me 1 g hidrogjen? Sa do të jetë masa në g e ujit që përftohet?1. Shkruajmë barazimin e reaksionit: 2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l)2. Shkruajmë ArH 5 1, ArO 5 16. 3. MH2 5 2 g/mol, MO2 5 32 g/mol, MH2O 5 18 g/mol. 4. Ndërtojmë raportet:2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l)4 g 32 g 36 g1 g Xg YgX= 8g Y = 9gPra, 1 g hidrogjen vepron me 8 g oksigjen dhe japin 9 g ujë.Shembulli 2 Hekuri vepron me tretësirën e sulfatit të bakrit(II) (CuSO4), duke dhënë bakër të lirë dhe një nga sulfatet e hekurit, FeSO4 ose Fe2(SO4)3. Nga veprimi i 1,4 g hekur u përftuan 1,6 g bakër. Shkruani saktë barazimin e reaksionit. 1. ArFe = 56, ArCu = 64;2. njehsojmë numrin e moleve:n 5 m/M 5 1,4 g/56 g mol-1 5 0,025 mol-atome Fe,n 5 m/M 5 1,6 g/64 g mol-1 5 0,0 25 mol-atome Cu;3. raporti Fe : Cu del: 0,025 : 0,025 ose 1 : 1, dhe barazimi i reaksionit shkruhet si më poshtë:Fe(ng) 1 CuSO4(uj) Cu(ng) 1 FeSO4(uj)Pp Këto modele tregojnë riorganizimin e atomeve kur hidrogjeni vepron me oksigjenin. Me çfarë ngjyre është paraqitur oksigjeni?p Hekuri vepron me sulfatin e bakrit (II).Ai është më aktiv se bakri dhe e zëvendëson atë nga tretësira ujore e kripës së tij.1. Barazimi kimik i bashkëveprimit të magnezit me oksigjenin shkruhet: 2Mg(ng) 1 O2(g) 5 2MgO(ng)a) Shkruani me fjalë këtë reaksion.b) Njehsoni numrin e moleve të magnezit që hyjnë në reaksion me një mol-molekulë oksigjeni.c) Njehsoni masën në g të oksigjenit që vepron me: i. 48 g magnez ii. 12 g magnez. (ArMg 5 24, ArO 5 16) 2. Karbonati i bakrit (II) shpërbëhet me nxehtësi sipas reaksionit: CuCO3(ng) = CuO(ng) + CO2(g)a) Shkruani me fjalë këtë reaksion.b) Njehsoni masat molare të substancave që marrin pjesë në reaksion. c) Nëse në reaksion marrin pjesë 31 g karbonat bakri (II), njehsoni: i. masën në g të dioksidit të karbonit që përftohet; ii. masën në g të substancës së ngurtë që mbetet pas shpërbërjes.(Jepen ArCu 5 64, ArC 5 12, ArO 5 16)
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101