Page 98 - Demo
P. 98
7.3MOLI DHE MASA MOLARE92Ligji i Avogadros. Vëllimi molar Një vështrim mbi gazetLe të imagjinojmë pesë shishe shumë të mëdha, me vëllim 24 dm3. Secila prej tyre është e mbushur me nga një gaz të ndryshëm. Për t’i krahasuar gazet, supozojmë se ndodhen në temperaturë 20oC dhe trysni 1 atmosferë 5 101 kPa (këto quhen kushte standarde). Nëse do të peshonim secilin gaz, do të zbulonim se në çdonjërin prej tyre ndodhet saktësisht nga një mol substancë.Si përfundim mund të themi se:1 mol i çdolloj gazi, në kushte standarde temperature dhe trysnie, zë të njëjtin vëllim. Ky vëllim është i barabartë me 24 dm3.Kjo gjë u zbulua nga Avogadro në vitin 1811, ndaj njihet si Ligji i Avogadros. Ky ligj vlen për të gjitha substancat e gazta, pavarësisht madhësisë së grimcave të tyre. Vëllimi që zë një mol i një gazi në kushte standarde, i barabartë me 24 dm3quhet vëllim molar. I matur në kushte normale (temperaturë 08C dhe trysni 1 atmosferë), ky vëllim është 22,4 litra. Kushtet normale shënohen shkurt: K.N.Mbani mend !24 dm3 5 24 litra në kushte standarde 5 22,4 litra në kushte normale. Le të shohim anën tjetër të ligjit të AvogadrosShikoni këta dy tuba qelqi të mbushur me gaz. A është i mbushur me dioksid azoti, NO2. B është i mbushur me oksigjen, O2. Të dy tubat e qelqit kanë vëllim të njëjtë gazesh të ndryshme, të cilat janë në kushte të njëjta temperature dhe trysnie. Molekulat e gazeve nuk mund të shihen dhe as nuk mund të numërohen. Por me ligjin e Avogadros mund të themi se të dy gypat përmbajnë të njëjtin numër molekulash (vëllimi prej 22,4 l = 1 mol substancë 5 6,02 3 1023 molekula).Vëllime të barabarta gazesh të ndryshme, të marra në të njëjtat kushte temperature dhe trysnie, kanë numër të njëjtë molekulash.A Bfluor, F2 klor, Cl2 azot, N2 oksigjen, O2 neon, Nefluor, F238 g(1 mol) klor, Cl271 g(1 mol) azot, N228 g(1 mol) oksigjen, O232 g(1 mol) neon, Ne20 g(1 mol) p gypa me gaz

