Page 99 - Demo
P. 99
MOLI DHE MASA MOLARE93Njehsimi i vëllimit të një gazi duke u bazuar në numrin e moleve ose në masën në gramKëto njehsime bazohen në ligjin e Avogadros.Shembulli 1 Njehsoni vëllimin që zënë 0,25 mole të një gazi në kushte normale (temperatura 08C dhe trysnia 1 atmosferë).1 mol 22,4 litra 0,25 mole X X = 5,6 litra.Shembulli 2 Njehsoni vëllimin që zënë 22 g dioksid karboni në kushte normale. Mr e dioksidit të karbonit është 44 g/mol. Ndërtojmë raportet:44 g CO2 1 mol 5 22,4 l22 g a mole 5 X litraNga ky raport del se a = 0,5 mol dhe vëllimi që zënë 22 g CO2 është X 5 11,2 litra.Njehsimi i vëllimit të një gazi në barazimin kimikDuke u nisur nga barazimi kimik dhe duke përdorur ligjin e Avogadros, mund të njehsojmë vëllimin e një gazi që merr pjesë në reaksion në K.N. Shembulli 1 Njehsoni vëllimin e hidrogjenit (K.N.), i cili vepron me 22,4 litra oksigjen dhe japin si produkt ujin.1. Shkruajmë barazimin kimik të reaksionit: 2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l)2. Ndërtojmë raportet:2 vëllime hidrogjen veprojnë me 1 vëllim oksigjen ose 2 mol 3 22,4 l 1 mol oksigjen 5 22,4 lVëllimi i hidrogjenit që vepron me 22,4 l oksigjen është = 2 mol 3 22,4 l 5 44,8 lShembulli 2 Kur squfuri digjet në ajër, përftohet dioksidi i squfurit. Sa do të jetë vëllimi i dioksidit të squfurit që përftohet nëse digjet 1 g squfur? (ArS 5 32)1. Shkruajmë barazimin e reaksionit: S(ng) + O2(g) SO2(g)2. Ndërtojmë raportet:32 g squfur 5 1 mol - atom squfur → 1 mol molekulë SO2 1 g squfur = n1 mol atome squfur → n2 mole SO2 n15 1 3132 5 0,03125 mole atome squfuri; n25 1 3132 5 0,03125 mole SO2 (n1 = n2) Pp Dioksidi i squfurit del gjatë shpërthimeve vullkanike. Shkencëtarët po mbledhin mostra lëndësh të nxjerra në shpatin e një vullkani aktiv. vëllimi në litranr. i moleve fi 22,4 litraPërdorimi i trekëndëshit për njehsimin e vëllimit të gazit 3. Kthejmë molet në litra: Për të njehsuar vëllimin e SO2 zbatojmë formulën: v = n 3V ( v → vëllimi i gazit që do të njehsohet, n→ numri i tij i moleve, V→ vëllimi molar)VSO2 = n 3 V 5 0.03125 mol 3 22,4 l/mol 5 0,7 litra4. Nga veprimi i 1 g squfur me oksigjen përftohen 7 litra dioksid squfuri.1. Cilat quhen kushte standarde? 2. Çfarë kuptoni me termin vëllim molar i një gazi?3. Sa është vëllimi molar i neonit në kushte standarde? Sa do të jetë ai në kushte normale?4. Njehsoni vëllimin që zënë këto mole gazi në kushte normale:a) 7 mole b) 0,5 mole c) 0,001 mole5. Njehsoni vëllimin që zënë në kushte normale:a 16 g oksigjen (O2) b 1,7 g amoniak (NH3) 6. Në ajër digjen plotësisht 6 gramë karbon sipas reaksionit:C(ng) 1 O2(g) CO2(g). Njehsoni: a) vëllimin e gazit që do të formohet (në K.N.); b) vëllimin e oksigjenit që do të nevojitet.7. Nëse 6 g karbon digjen në një sasi të kufizuar ajri, reaksioni do të jetë: 2C(ng) 1 O2(g) 2CO(g). Njehsoni: a) vëllimin e gazit që do të formohet; b) vëllimin e oksigjenit që nevojitet në këtë rast.(ArO 516, ArN 514, ArH 5 1, ArC 5 12)

