Page 10 - Demo
P. 10
Funksioni dhe vlera e letërsisëLetërsia, si art i fjalës, ka në thelb njeriun dhe botën. Funksioni i letërsisë lidhet me rolin, ndikimin që ajo ka mbi njeriun, kurse vlera e saj përcaktohet nga rëndësia që ky art zë në jetën e tij.Librat janë si pasqyra, ti sheh aty, atë që është vërtet brenda teje. (C. R. Zafon)Letërsia zhvillon dhe përsos disa aftësi intelektuale të njeriut: leximin, mendimin, diskutimin dhe shkrimin. Të lexuarit pasuron fjalorin dhe laton mënyrën e të shprehurit. Pasuria e fjalëve dhe organizimi i tyre zhvillojnë mënyrën e të menduarit kritik. Këto dy aftësi të fituara: leximi dhe mendimi shërbejnë për të ndërtuar diskutimin si pjesë e komunikimit ndërpersonal i cili merr formë shprehëse edhe në procesin e shkrimit. Ky i fundit, pra shkrimi, vjen si akt krijues përftuar falë rezultateve të proceseve të mësipërme. Letërsia ka kryer funksionin e saj estetik dhe ka shënuar vlerën e komunikimit në çdo kohë. Një libër klasik është një libër që nuk resht kurrë së thëni atë që ka për të thënë. (I. Calvino)Funksioni estetik është thelbi i letërsisë, e cila lidhet me vetë të bukurën,që është objekt i çdo arti. Kur lexojmë një tekst letrar, ne përfshihemi emocionalisht, identifikohemi me pjesë të tij, gjë që nuk ndodh me tekstet e llojeve të tjera, p.sh. me atë shkencor. Ky funksion merr jetë nga trillimi, i cili është një nga tiparet dalluese të letërsisë. Kësisoj, letërsia ndikon te njeriu në: krijimtari, imagjinatë, zhvillimin e disa aftësive specifike, pasurimin e botës shpirtërore, dije etj.Letërsia të shpëton nga dëshpërimi. (C. Todorov)Shkenca për letërsinëShkenca për letërsinë është studimi i sistemuar i letërsisë që lindi si domosdoshmëri për shpjegimin e saj. Ajo ndahet në tri degë: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare.Historia e letërsisë e studion letërsinë si një produkt me ndikim intelektual, gjuhësor, religjioz dhe artistik. Skema e saj e studimit lidh kohën dhe linjën e përgjithshme të zhvillimit letrar dhe kulturor. Sipas historisë së letërsisë, veprat letrare mund të studiohen brenda një periudhe të caktuar në të cilën ka vend për përgjithësime, krahasime apo veçime. Në zhvillimin e saj ajo njeh: historinë e përgjithshme letrare, e cila studion dukuritë e përgjithshme letrare, botërore ose të një hapësire të gjerë, p.sh.: historia e letërsisë botërore, historia e letërsisë europiane etj.;TEORIA E LETËRSISËLetërsia, kolazh artistik nga Xhejms Kenlajn (James Koehnline)8

