Page 100 - Demo
P. 100


                                    Origjina e veprës (miti i Jasonit)“Medea” është një tragjedi e strukturuar në pesë akte. Për ta kuptuar atë, duhet njohur fabula që lidhet me mitin e Jasonit. Në Iolko jetonte mbreti Pelias, që fronin ia kishte marrë me të padrejtë të vëllait Eson. I trembur për sigurinë e tij, ai pyeti orakullin, i cili e paralajmëroi se duhet të kishte frikë nga njeriu që do t’i shfaqej me një sandale. Një ditë rastisi që Pelia pa të nipin, Jasonin, vetëm me një sandale dhe vendosi ta dëbojë nga vendi, për të larguar kështu rrezikun nga vetja. Ai e urdhëroi atë të shkonte në Kolkidë e të merrte lëkurën e dashit të artë që ruhej nga një dragua. Jasoni u nis bashkë me 50 burra dhe sapo arriti atje, i kërkoi Etit, mbretit të Kolkidës lëkurën e artë. Eti ia premtoi lëkurën, por vetëm pasi Jasoni të kalonte disa sfida (të vriste dy dema të tërbuar dhe të mbillte dhëmbët e dragoit, nga të cilët do të dilnin gjigantë, që në fakt do ta shqyenin Jasonin). Por këto sfida të pakalueshme, Jasoni i kaloi me sukses, sepse njohu të bijën e mbretit, Medean, njohëse e mirë e magjisë, e cila, sapo e pa, ra në dashuri me të. Magjia që ajo dinte e ndihmoi Jasonin të kryente me sukses sfidën e tij (ai hodhi një gur sfidues mes gjigantëve, sipas këshillës së Medeas, që ata të ziheshin me njëri-tjetrin e ky të shpëtonte). Por, edhe pse e fitoi sfidën, Eti nuk ia dha atij lëkurën e artë. Këtu ndërhyri sërish Medea, e cila vuri në gjumë dragoin dhe e bëri Jasonin të martohet me të. Me vete ajo mori të vëllanë, Apsortin. Ata u larguan bashkë me lëkurën e artë, kurse Eti u vu në ndjekje të tyre. Për të sprapsur të atin, Medea vrau vëllanë dhe e hodhi të copëtuar në det. Kështu ai do të merrej me kërkimin e trupit të të birit dhe nuk do të  ANALIZË E VEPRËSMedeaJasoni me lëkurën e artë98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104