Page 102 - Demo
P. 102


                                    Konflikti psikologjikKonflikti i saj psikologjik zë fill nga tradhtia e Jasonit. Lidhja e Medeas dhe Jasonit bëhet problematike që prej largimit nga Iolku. Me nisjen e problemeve, te Medea fillon të tronditet ekuilibri i brendshëm, duke shfaqur tek ajo ndjenjën e fajit. Për t’u mbrojtur nga faji (fajet e mëparshme), shpesh njeriu kërkon ta projektojë fajin te tjetri. Kjo zhvendosje e fajit kthehet në një mekanizëm mbrojtës për veten. Medea e devijon ndjenjën e fajit nga vetja te Jasoni. Si fillim, ajo pastron veten nga faji e më pas objekti i saj i pasionit, Jasoni, bëhet edhe objekt i hakmarrjes. Sa më i zjarrtë të jetë pasioni, aq më e madhe bëhet urrejtja. Dashuria e Medeas ka përmasa të jashtëzakonshme, ndaj dhe hakmarrja e saj nuk do të njohë kufij. Ajo është një grua e emocioneve ekstreme. Tradhtia e Jasonit e shndërron dashurinë e Medeas në një hakmarrje të frymëzuar nga krenaria (tipari vetëshkatërrues i personazhit tragjik). Në kushte të tilla psikologjike, devijimet e ndjenjave nuk mund të kontrollohen më. Ekuilibri racional është prishur. Padashur, urrejtja kalon te fëmijët: Ju, o fëmijë të mallkuar/ Bij të një nëne fort të urrejtur vdekshi/ u shofshi bashkë me atin/ pluhur u bëftë gjithë shtëpia. Asaj i duket normale që, sa më shumë t’i lëndojë fëmijët, aq më shumë do të hakmerret ndaj babait të tyre, Jasonit. Ky këndvështrim e bën Medean viktimë të humbjes së kontrollit të arsyes. Vija kritike u kalua. Medea shihet si një njeri me impulse të pakontrollueshme. Vrasja e fëmijëve vihet në diskutim nga kori (Do guxosh moj grua, djemt e tu t’i vrasësh?), por Medea e ka vendosur (Po, se kështu vetëm burri im do digjet).Figura e MedeasNjë interpretim tjetër mbi aktin vrastar e sheh Medean manipuluese dhe vrasja e fëmijëve provon përllogaritjen e saj në hakmarrjen e madhe. Kujtojmë këtu vargjet: Sa për sot të paktën harro q’i ke djem/Pastaj merrja vajit, se dhe në i vrafsh/Prapë do t’i duash, edhe ti do jesh/një grua e mjerë. Vrasjen e fëmijëve, Medea e quan si shpëtim, sepse ajo nuk do që t’i lërë ata në duart e armikut të saj. Në egërsi e sipër, ajo i jep vetes të drejta absolute mbi ta, madje edhe për t’ua marrë jetën. Medea mendon se vrasja e tyre është e nevojshme, e nëse nuk i vret ajo, këtë akt do ta kryejnë të tjerët, duke hamendësuar se hakmarrja e popullit të Kreontit, pas vrasjes së mbretit të tyre e të së bijës, do të bjerë mbi fëmijët e saj. Ajo i drejtohet korit: Shoqe kam vendosur që t’i vras fëmijët/edhe sa më parë prej këtej të ik/që të mos vonohem e t’i lë t’i vrasë/ ndonjë dorë tjetër më e ligë akoma/Meqë është nevojë domosdo të vdesin/unë që i linda, un’ dhe do t’i vras. Pjesa kulmore e tragjedisë është skena e vrasjes së fëmijëve. Masakra ndodh mes fjalëve dhe ulërimave të dy djemve. Paniku i tyre dhe kërkesa për ndihmë ndaj korit rritin tensionin, i cili nuk do të ishte kaq i madh nëse zgjidhej një mënyrë tjetër vrasjeje, p.sh.: helmimi. Kori e dënon dhe e mëshiron Medean pas vrasjes së fëmijëve të saj. Vdekja e tyre, në fakt, është humbja e saj më e madhe. Djali i parë: Medet, ç’të bëj ?/ Si të shpëtoj nga dor e nënës?Djali i dytë: S’di or vëlla, vëlla i dashur/ vdesim, mbarojmë Kori: A dëgjon/ a dëgjon/ britmën e djemve?/ Ah! Femr’ e zezë!/ Grua katile!/ A të hyj brenda/ Brenda në pallat?/ Dua të sulem/ t’i rrëmbej djemtë/ nga thonjtë e vdekjes/Djemtë: Shpejt, për hyjt’, shpejt!/ Është tamam ora:/ Mbi kok’ e kemi majën e shpatës/100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106