Page 103 - Demo
P. 103


                                    Studim tekstiKori: Moj korbë, qenke/gur apo hekur/ti që vret/me dorën tënde/fëmijt’ e tu/pemën që solli/ martesa jote?Figura e Medeas është përmbysje dhe lartësim i figurës së gruas, njëkohësisht sfiduese e moralit të kohës. Vuajtja nuk e lartësoi atë, por e ktheu në një vrasëse të përllogaritur për të shkatërruar me çdo kusht kundërshtarët e saj. Jasoni ulërin pas krimit: Grua kriminele, grua që t’urrejnë/perënditë, unë, një botë e tërë! Medea shfaqet si grua e ndryshme nga ajo që pranonte morali grek i kohës, por edhe bashkëkohësia (kush i justifikon nënat vrasëse?). Fëmijët e saj janë viktima tragjike të urrejtjes së devijuar të Medeas nga Jasoni tek ata. Ajo duhet të shihet në dritën e gjendjeve: Medea si grua, si nënë që kthehet në vrasëse dhe njëherësh në viktimë. Nëse e trajtojmë figurën e saj si viktimë, viktimë e kujt ishte ajo? E Jasonit? E Greqisë? E martesës? E shoqërisë? E vetes? Të qenit viktimë, a e justifikon vrasjen e fëmijëve të saj? Lidhur me “shkakun” e zemërimit të saj, shfaqen dy qëndrime. Një këndvështrim të çon drejt gjykimit se Jasoni kërkon rehatinë e tij në një martesë të re, kurse këndvështrimi tjetër e sheh Jasonin si largpamës për të siguruar familjen e tij, falë një martese të sajuar politikisht, pra për të forcuar pozitat e tij, pasi ata ishin në arrati. Nga ana tjetër, poligamia në Greqinë e lashtë nuk ishte e ndaluar. Ç’pjesë faji ka Jasoni? Zgjedhja e një krimi të tillë nga Euripidi trondit shumë. Me një zgjedhje të tillë, tragjediani mendon se gruaja është viktimë e shoqërisë së krijuar nga burri, gjendje që e çon atë në një moment fatal të kryejë akte vrastare edhe ndaj më të dashurve të saj. Kësisoj Medea dashuroi fort, urreu fort dhe gjykoi e veproi nën ndikimin e ekstremitetit të lëkundjes së saj emocionale.1. Ritregoni mitin mbi të cilin mbështetet tragjedia Medea. 2. Çfarë rrëfehet në këtë tragjedi?3. Ne ç’rrethanë e vendos Medean Euripidi?4. Cilat motive e udhëheqin hakmarrjen e saj? Si del ajo në aktin më tragjik të kësaj vepre?5. Renditni personazhet e veprës dhe përshkruani psikologjinë e secilit prej tyre.6. Pse themi që tragjedia ka subjekt të thjeshtë? Ilustrojeni mendimin tuaj. Si paraqitet kompozicioni i strukturës së tragjedisë?7. Zgjidhja që autori i jep subjektit të tij tragjik, klasifikohet si deux ex machina. Analizoni efektin e saj mbi lexuesin apo spektatorin.8. Diskutoni mbi elementet e intrigës, të peripecisë dhe të ngjarjes së jashtëzakonshme, të cilat kombinohen në vepër në funksion të zgjidhjes së konfliktit. Kush e drejton konfliktin në këtë vepër?9. Në anën e kujt qëndron Euripidi në këtë tragjedi? Çfarë mjetesh përdor ai për të dëshmuar qëndrimin e tij.10. Shpjegoni se si në këtë vepër pasioni ecën paralelisht me urrejtjen: Sa më i madh pasioni, aq më e madhe urrejtja.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107