Page 104 - Demo
P. 104


                                    PEDAGOGUPse pra i ul sytë? Lot pse lëshon?MEDEAO plak!Nga nevoj’ e madhe; këto të këqia hyjt’ e unë vetë ia bëra vetes, unë kokëthata.1PEDAGOGUKurajë, moj zonjë!Se dhe ti një ditë në sajë të djemve do të kthehesh prapë.MEDEAPo, e mjera unë, ca të tjerë poshtë do i dërgoj më parë.PEDAGOGUNukë je ti vetëm që ndahesh nga djemtë;Po si njerëz q’jemi duhet të durojmë çdo fatkeqësi.MEDEAKështu do të bëj.Po ti në pallat hyrë shpejt e shpejt FRAGMENTLufta e ndjenjave për fëmijëtNjë nga pjesët më dramatike të tragjedisë, është fragmenti që lidhet me konfliktin e brendshëm të Medeas, pasi aty thellohet tundimi për të vrarë apo jo edhe fëmijët e saj, në mënyrë që hakmarrja ndaj Jasonit të kryhet deri në fund. Ndërsa pedagogu porositet t’i përgatitë djemtë për t’u ndarë nga e ëma, meqenëse ajo është e detyruar të largohet sipas urdhrit të Kreonit, vetë Medea nis një renditje të shpejtë të fakteve që do të ndodhin, nëse ndahet nga djemtë e saj. Ajo i anashkalon këshillat epedagogut dhe nis të arsyetojë nën efektin e vendosmërisë për hakmarrje. Në pjesën e parë të këtij arsyetimi, ajo kupton gjëmën që po ia bën vetë vetes1 dhe në vajin e saj numëron gëzimet që fëmijët i kanë falur, dashurinë që ajo u ka dhënë dhe gjithçka që do t’u mungojë atyre pas ikjes së saj2. Ndërkohë, në këtë pjesë projektohet edhe mundësia e vrasjes së tyre3. Kthjelltësia e momentit e thyen atë, në mënyrë që të mos shkojë më tej4.Edhe pse Medea artikulon fort tërheqjen5, ajo në të njëjtën kohë projekton gabim dashurinë e saj për fëmijët. Ajo vendos që t’i vrasë, pasi në këtë mënyrë, sipas saj, do t’i shpëtojë nga armiqtë6.I gjithë monologu lëkundet mes dyshimit për ta kryer aktin apo jo, por krenaria e saj, këmbëngulja inatçore, mendimi irracional se po i mbron dhe se ka të drejta absolute mbi ta7, realizon kalimin e personazhit tragjik drejt vetëshkatërrimit.Akti V, skena I(Pedagogu me djemtë, Medea, Kori)102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108