Page 105 - Demo
P. 105
e ç’u duhet djemve bëjau gati ashtu si ngaherë.O djemkat e nënës!Ja ku siguruat qytet e shtëpi, ku gjithmonë do të rroni vetë, largë nënës korbë, nënës q’e braktisni.Unë syrgjyn vetënë një tjetër vend, pa marrë nga ju as ndonjë gëzim, pa e parë fare lumturinë tuaj.Nukë do t’ju martoj, nukë do stolis2nusen edhe shtratin as edhe llambadhën nukë do ta mbaj.O! Ç’mjerim më solli koka im’ e fortë!Kot ju paskam rritur, ju, thesar të nënës, paskam vuajtur kot, kot i kam duruar dhembjet që më zunë, kur në drit’ ju nxora.Dikur un’ e mjera kisha shumë shpresa, se në pleqëri do më pleqëronit e kur do të vdisja, do të më varrosnit ju me duart e juaja, mirë dhe me nder,siç ka dëshiruar zemr’ e çdo njeriu.Po tani m’u zhduk dhe kjo shpres’ e ëmbël; do të shkoj një jetë plot me hidhërime, tepër e brengosur.Ju që sot e tutje m’ato sy të bukur nënën tuaj më s’kini për ta parë, se do të kaloni në një tjetër jetë.3Ah, e mjera unë!Pse, o bijt e nënës, pse po më vështroni m’ato sy të bukur?Pse më nënëqeshni për të fundit herë?Obobo! Ç’të bëj?Shpirti më këputet,4më këputet, shoqe, kur i shoh fëmijët, kur shoh ata sy plot me dashuri.Jo! Jo! E pamundur!Vaftë mu në dreq plani im i parë!Do t’i heq fëmijët nga ky vend këtu.Si? Vallë mos duhet që t’i le fatkeq e të dyfishoj vuajtjet e mia vetëm edhe vetëm për të hidhëruar atin e këtyre?Jo, s’kam për të bërë!5Prapa diellit vafshin planet e mendimet!Oh, e mjera unë!Oh, ç’pësoj kështu?Mos dua të bëhem fare për të qeshur duke lën’armiqtë pa ua marrë hakun?Duhet të guxoj.Sa e dobët qenkam!Si m’i nxori goja.Fjalë si këto, që i kan’ hije vetëm një shpirti frikac?Hyni brenda, djem!Kush nuk dëshiron të shohë theroren që po bëj gati, le të mos shikojë; si do që të jetë, dora ime kurrë nukë do të dridhet.Ah medet! O shpirt, mos e bëj këtë!Leri, moj e mjerë!103

