Page 106 - Demo
P. 106


                                    Ki për ta mëshirë!Jan’ fëmijt’ e tu!A s’do ndjesh gëzime duk’ i patur pranë ku do vesh syrgjyn?Jo për hyjt’ e Hadit, për hyjtë hakmarrës!Është gjë që s’bëhet:Të i le fëmijët, t’i përqesh armiku?Duhet, ësht’ nevojë domosdo të vdesin;6e me q’është nevojë, unë që i kam lindur, un’ e do t’i vras.Kështu qenka thënë; s’ka shpëtim për ta.Ja tani princesha, nuseja e re, me kuror’ mbi kryet, veshur me fustan, po heq shpirt, mbaron.Po unë që mora një rrugë të hidhur (dhe në më të hidhur do t’i shpje këta), dëshiroj fëmijve t’u jap përshëndetjen.Jepjani, bijë, jepjani nënës dorën t’ua puthë.Aktorja Elisabeta Pozi në rolin e Medeas Dor’ e dashur shumë, o kokë e shtrenjtë e fëmijës s’ime!Fytyra e juaj: bukuria vetë!Paçi lumturi, porse atje poshtë; se atë këtu s’ia u la babaji.O, sa shum’ i ëmbël është përqafimi, sa lëkur’ e butë e fëmijës s’ime!Sa shije më ka fryma e këtyre!Ecni, shkoni shpejt, se më s’kam fuqi t’ju shikoj, e mjera!S’duroj më t’ju shoh,Se më ka pushtuar,më rrëzon e liga.Ndjej me të vërtetë ç’po guxoj të bëj; po inati qenka7shumë më i fortë se gjykimi im; ky inat i shkretë q’i sjell njerëzisë shumë të këqia.(Dalin djemtë me Pedagogun)Euripidi, Medea, Përkth. Sotir Papahristo, Tiranë, 2007, f. 66-71104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110