Page 107 - Demo
P. 107


                                     Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Çfarë shtrohet për diskutim midis Medeas dhe Pedagogut? Cili është roli i këtij të fundit? Ç’kërkon të arrijë Medea?2. Vini re tonet këshilluese të Pedagogut. Si e komentoni vargun: Po si njerëz q’jemi duhet të durojmë çdo fatkeqësi.3. Ç’nënkupton shprehja: Ah, e mjera unë!?4. Cilat janë ëndrrat e prishura të Medeas nënë? Renditni dhe numëroni çdo dëshirë që nëna shpreh për fëmijët e saj. A e përgatit situatën Euripidi, në mënyrë që përmes tyre të justifikojë veprimin e mëvonshëm të Medeas? 5. Gjeni momentet kur Medea shpreh nota dyshimi, krenarie, dileme dhe më pas guximi të pandalshëm.6. Renditni dhe shpjegoni informacionin që jep autori në dialogun mes Medeas e Pedagogut, në funksion të qëllimit final të tragjedisë. Analizë përmes shembujve 7. Medea në monologun e saj duket e butë, e dobët, plot përulje dhe falje. Si e zbulon natyrën e vërtetë të Medeas ky monolog? Tregoni si zhvillohen në linjë paralele karakteristikat e monologut me vetitë e personazhit.8. Shpjegoni raportin midis Medeas nënë dhe Medeas hakmarrëse. Analizoni mekanizmin e sundimit të hakmarrjes në fund. Si zgjohen dhe si marrin formë këto ndjenja?9. Si zbulohen, hap pas hapi, tiparet e Medeas në fragment? 10. Jepni vargjet që tregojnë se Medea nuk tërhiqet. Për ç’arsye nuk heq dorë ajo nga vendimi që ka marrë?11. Përshkruani brishtësinë dhe natyrshmërinë e Medeas nënë pak përpara se ajo të vendosë për krimin që do të kryejë.12. Në këtë fragment shfaqen sipas rendit: dyshimi, krenaria dhe dilema. Gjeni momentin kur Medea është në dilemë. Si e interpretoni dilemën e saj? Reflektim dhe vlerësim dijesh 13. Një nga konceptet mbizotëruese në tragjedi është koncepti i fajit të Jasonit. Si është i lidhur ai me konceptin në antikitet, sipas të cilit disa zgjidhje bëheshin për arsye politike, siç është rasti i poligamisë dhe i martesave për arsye politike.14. Bazuar në fragmentin e dhënë, përshkruani kompleksitetin e figurës së Medeas. Fjala dhe përdorimi i saj 15. Identifikoni fjalët kyçe që tregojnë hap pas hapi gjendjen psikologjike të Medeas, në momentet e planit, të dilemës, të guximit dhe të inatit për hakmarrje.16. Ndaluni te vaji i Medeas për fëmijët. Ky vaj dhe akti që do të pasojë, shoqërohen nga thirrma rrëqethëse. Gjeni disa prej tyre dhe shpjegoni si rritet presioni psikologjik nga njëra fjalë te tjetra? Detyra dhe këshilla 17. Si i përshkruan Medea fëmijët? Diskutoni rreth këtij përshkrimi dhe mesazhit që ai përcjell. Me çfarë mjetesh apo figurash letrare realizohet ky përshkrim?18. Bazuar në natyrën komplekse të Medeas, analizoni antitezën e fortë të këtyre vargjeve: Duhet të guxoj/Sa e dobët qenkam!S T U D I M T E K S T I 105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111