Page 108 - Demo
P. 108


                                    FRAGMENTNë fragmentin e mëposhtëm përshkruhet momenti pas aktit vrastar të Medeas ndaj dy fëmijëve të saj. Nga njëra anë jepet qëndrimi i Medeas, e cila është në ikje e sipër dhe, në anën tjetër, reagimi i Jasonit. Skena paraprihet nga biseda e korit dhe zhvillohet me shfaqjen e Jasonit në vendngjarje.Kur Kori ia tregon gjëmën Jasonit1, ky i fundit kërkon hakmarrje për Medean2. Në këtë skenë Euripidi alternon interpretimet aktoriale. Tanimë është Jasoni në gjuhën e mallkimeve ndaj Medeas3. Ai i numëron asaj mëkatet e mëparshme, tradhtinë ndaj atit e vendit,4 vëllait (Kolkidës)5, si dhe e nënvlerëson duke e quajtur barbare, jo greke (si përçmim)6. Nga ana tjetër, replika e Medeas thekson motivimin e hakmarrjes7. Medea vë në qendër të diskutimit marrëdhënien me Jasonin, ndërsa Jasoni e rikthen vëmendjen te fëmijët, kështu ngrihet diskutimi se cili është vrasës i fëmijëve, shkaktari apo ekzekutuesi?8. Pas kësaj Medea kërkon spastrimin nga krimi9 dhe projektimin e një jete të re. Skena mbyllet me largimin e Medeas nga vendngjarja dhe këtë Euripidi e realizon me anë të një elementi skenik, karrocës fluturuese. Në këtë rast, ajo luan rolin e një zgjidhjeje artificiale, deux ex machina, e cila shpëton Medean, pasi tanimë me humbjen e dy fëmijëve, ajo e kishte marrë gjykimin final, vetëshkatërrimin.JASONIÇ’është?Mos mendohet vallë të më vrasë dhe mua?KORIDjemt’e tu u vranë; nëna vet’ i vrau.1JASONIMedet! Ç’po më thua! Më vrave, mos grua!KORIDije pra, se djemtë nuk i ke më gjallë.Pse merret me faktin se ku i vrau?JASONIKu i vrau vallë? Në shtëpi a jashtë?KORIHajde, çeli portat, që t’i shoç kufomat.JASONIShërbëtorë, hiqni kyçet sa më parë, llozet i çlironi, që të mund të shohtë dy të këqiat; djemt’ e mij të vdekurgruan që do... vras.2(Në këtë e sipër shfaqet Medea mbi një karrocë të hequr prej dragonjsh me krahë, duke mbajtur kufomat e djemve.)MEDEAPërse këto porta i tund, i shkallmon?Pse kërkon të vrarët dhe atë q’i vrau?Kot mos u mundo.Në do të flasësh, folmë; po me dorë – dije këtë mirë – s’ke për të më prekur; sepse mua Dielli, at’ i atit tim, më dha këtë qerre, që ta kem si mbrojtje kundër çdo armiku.Meda mbrohet siç do figurë mitike… fati i përcaktuar…Akti V, Skena V(Jasoni, Medea, Kori)Pasojat e hakmarrjes106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112