Page 109 - Demo
P. 109


                                    JASONIGrua kriminele, grua që t’urrejnë perënditë, unë, një botë e tërë!Ti që pate zemër t’ua ngulësh shpatën djemve që ke lindur; ti, moj, që më bëre të rroj pa fëmijë! Gjith’ këto i bëre dhe guxon të shohësh diellin edhe tokën, ti që bëre punën më të mallkuar?!Më t’u shoftë emri!3Tani m’erdhnë mendë; s’isha krejt në vete kur të mora pas nga shtëpia tënde, nga një vend barbar, dhe këtu të solla, në Greqinë time; ty, koler’ e zezë, ty që tradhtove atin e atdheun që të ka ushqyer!4Po Xhindin hakmarrës, për këto që bëre, perënditë kundër meje e dërguan; ti s’e vrave pranë vatrës t’ët vëlla,5hipe në anijen “Arga” grue-bukur.Ja kështu e nise, me të tilla vepra!Pastaj u martove, më more për burrë,Më linde fëmijë; po këta i vrave, sepse u martova me një tjetër grua.Një gjë të këtillë nukë do ta bënte kurrë grua greke,6nga ato të cilat unë i përbuza, për ty, bukuroshe.- Oh martes’ e keqe që më shkatërroi! – për ty, moj, që s’qenke grua, por një tigrë, që paske natyrë edhe më të egër nga ajo që kishte Skilla e Tirenës.Po ti nga të sharat, qofshin më të rëndat, as s’u tundke fare; sa lëkurëtrashë qenke prej natyre! U shofsh e mos mbeç, ti moj femr’ e turpit, ti që vrave djemtë!Mua më s’më mbetet të bëj tjetër gjë, veç të nis vajtimet për fatin që pata, që s’do ndjej gëzime nga martes’ e dytë, që s’kam për t’i parë djemt’ e mi të gjallë, djemtë q’i kam lindur, djemt’ q’i kam rritur, djemt’ që më shkuan.MEDEATy të kam përgjigjen, madje mjaft të gjatë dhe do të ta jipja, po të mos e dinte Zeusi ç’të mira gjer sot të kam bërë dhe këto të mira si po m’i shpërblen.Ti që ma çderove, ma le shtratin tim, s’duheshe të rroje me gas e dëfrime, të qeshje me mua, bashkë me princeshën.107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113