Page 11 - Demo
P. 11
historinë e një letërsie të veçantë, e cila merret me studimin e zhvillimit dhe të ndryshimeve të letërsisë së një vendi, p.sh.: historia e letërsisë shqipe që studion periudhat e zhvillimit, autorët, veprat etj.;historinë e letërsisë krahasuese, e cila merret me studimin e raportit marrës dhe dhënës që ndërtojnë dy a më shumë letërsi vendesh me njëri-tjetrin, p.sh.: letërsia shqipe dhe ajo ballkanase, apo letërsia shqipe ndaj asaj europiane. Teoria e letërsisë i studion veprat letrare në planin teorik. Ajo merret me format letrare, tiparet ose veçantitë e tyre të konceptuara në ligjësi, parime, kritere vlerësuese etj. Teoria e letërsisë u jep përgjigje pyetjeve, të tilla si: Si dhe pse ndikon letërsia te lexuesi? Ku qëndron vlera artistike e një vepre letrare? Cili është raporti i letërsisë me artet e tjera? Cili është koncepti për strukturën e brendshme të veprës? Teoria e letërsisë përcakton edhe veçoritë tipologjike të grupimeve të ndryshme letrare, gjinitë, llojin etj. Ajo ndjek një metodë studimi të caktuar. Meqenëse metoda përcakton parimet e kërkimit shkencor, mënyrën e të menduarit për të kuptuar një objekt të caktuar, ajo mund të jetë e ndryshme në varësi të bazës filozofike që qëndron në themel të saj. Në varësi të metodës, ekzistojnë shkolla të ndryshme të kuptimit dhe të interpretimit të veprës letrare. Disa prej tyre i japin rëndësi kohës kur lind një vepër, kontekstit shoqëror, kuptimit të tekstit etj. Mendimi teorik është kristalizuar me kalimin e kohës. Ai nisi së pari me Aristotelin (Poetika). Ndër të tjerë, përmendim: Rëne Uellekun (Rene Wellek) dhe Ostin Uorenin (Austen Warren)me botimin Teoria e letërsisë; Teri Igëlltonin (Terry Eagleton) me veprën Teoria e letërsisë: një hyrje; Xhonatan Kallerin (Jonathan Culler) librin Teoria e letërsisë: një hyrje shumë e shkurtër etj.Kritika letrare është parashtrimi i një analize dhe gjykimi mbi vlerat që ka ose nuk ka një vepër. Ky vlerësim lidhet edhe me shijen e lexuesit dhe të artit në përgjithësi, por kritika nuk duhet të gjykojë nisur nga kritere jashtëletrare. Ajo luan rolin e ndërmjetësit mes autorit dhe lexuesit. Kritika studion, gjykon dhe interpreton veprën letrare, kësisoj nuk mund t’i shpëtojë subjektivizmit. Në mënyrën si ajo e studion veprën letrare ka pika takimi me teorinë (sidomos kritika moderne) dhe historinë e letërsisë, ndaj, ndonjëherë, identifikohet me teorinë letrare. Forma të kritikës letrare janë: eseja kritike, recensioni etj.Lidhja e letërsisë me artet e tjeraArtet janë shprehje e aftësive krijuese dhe e imagjinatës së njeriut. Përmes tyre ngrihen pyetje teorike që shërbejnë për të kuptuar dhe për të diskutuar vlerat. Artet komunikojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë elemente mes tyre, edhe pse mund të kenë zhvillim jo të njëtrajtshëm. Letërsia dhe piktura. Lidhja mes tyre është artikuluar që herët. Kështu, Simonidi ka thënë: “Poezia është si një pikturë që flet, ndërsa piktura është si një poezi pa fjalë”. Horaci, në veprën e tij Ars Poetica, ndër të tjera shkroi: “Poezia është si piktura (Ut picture poesis)”. Megjithatë, marrëdhënia mes tyre daton shumë më herët.Piktura emocionon nëpërmjet ngjyrave, vijave, formave, teknikave të përdorura etj. Letërsia, nga ana tjetër, ndërton me fjalën efekte piktoreske në përfytyrim, megjithatë, kjo nuk do të thotë se kemi shndërrim të poezisë në pikturë. AristoteliSHKENCA PËR LETËRSINËHistoria e letërsisëHistoria e letërsisë së një vendiHistoria e letërsisë krahasueseTeoria e letërsisë Kritika letrareHistoria e përgjithshme letrare biograkeestetikegazetareskeimpresionistesociologjike9

