Page 110 - Demo
P. 110


                                    Po edhe Kreoni, q’u bë shkaktar i kësaj martese, nukë do më dbonte prej kësaj toke, pa asnjë dënim.Quajmë si të duash: luanesha Skillë, që pat për banesë fushën e Tirenës; sidoqoftë zemrën ta kam përvëluar, si e meriton.JASONIPo dhe ti helmohesh, dhe ti ke pjesë në këto pikëllime.MEDEAPo ti dije mirë se ky helmi im lehtësohet shumë, kur mendoj se ti nukë do të mundesh të qeshësh me mua.JASONIO fëmij’ të dashur, ç’nënë keni patur!MEDEADjemt’ e mi, ç’fund pattë nga marrëzi e atit!JASONIPo kjo dora ime nukë i ka vrarë.MEDEASjellja jote i vrau, martesa e dytë.JASONISi? Për një martesë guxove t’i vrasësh?MEDEAKëtë për një grua e quan të vogël?JASONIPër ato të mençmet. Se për ty të gjitha janë të këqia!MEDEAJa këta më s’janë; kjo do të të hajë.JASONIShpirtërat e tyre do të ta marrin hakun.MEDEAPerëndit’ e dinë kush ësht shkakëtar.7JASONISigurisht e dinë shpirtin tënd të zi.108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114