Page 111 - Demo
P. 111
MEDEAMund të më urresh.Sa për mua zërin tënd të llahtarisur s’e dëgjoj dot, jo!JASONIEdhe unë tëndin; po kjo zgjidhet lehtë: ndahemi dhe ikim.MEDEAÇ’the, or, çfar’ të bëjmë? Po këtë tamam edhe un’ e dua.JASONILermi djemt’ e vdekur t’i varros, t’i qaj.MEDEAJo! n’asnjë mënyrë; këta unë vetë dhe me këto duar dua t’i varros afër pyllit të Herës, t’hyjneshës Akre, ku kam për t’i shpënë, që të mos m’i fyejë ndonjë nga armiqtë, duke i rrëmbyer varret e tyre; edhe në këtë tokë të Sisifit do t’inauguroj festime, kremtime dhe ceremonira, me qëllim të lahet kjo vrasje e mbrapshtë.8Unë do të vete në dhè t’Erekteut; ku do të jetojmë bashkë me Egeun, birin e Pandjopit. Ti liksht do të vdesësh si i lig që je, pasi e provove fundin e trishtuar të martesës dytë.JASONITy, moj, ty të vrafshin Erinit’ e djemve.Edhe drejtësia që merr hak për vrasjet!MEDEACila perëndi, cili vallë xhind do të të dëgjojë ty, që shkele benë, ty, që tradhtove miqt’ e tu të dashur?JASONIAh, gjakatare, që vrave djemtë!MEDEANë shtëpi hyr e varrose nusen.JASONIPër atje nisem, po pa fëmijët.109

