Page 112 - Demo
P. 112


                                    MEDEATani akoma nuk po e ndjen; në pleqëri ke për të parë.JASONIO djemt’ e mi, o djemt’ e shtrenjtë!MEDEAPër nënën, po për ty, aspak.JASONIPrandaj i vrave?MEDEAI vrava vetëm, që të të djeg.9JASONIOh un’ i mjeri!Dua të puth buzët e djemve, djemve të shtrenjtë.MEDEAHë ...Tani i thërret, tani u flet; po ca më parë syrgjyn i nisje.JASONILermë, o lermë, për perënditë!Lermë të prek trupat e tyre, mishrat e buta.MEDEAËsht’ e pamundur; më kot po çirresh.JASONIDëgjon, o Zeus, si më ndalon, shikon se ç’vuaj nga kjo kuçedër e mallkuar, që leu duart me gjakn’ e djemve?Unë të paktën bëj sa më mundet, sa kam në dorë: qaj për fëmijët, vajtoj për ta; hyjt’ edhe xhindet thërres dëshmues se ti, q’i vrave, djemat e mi,s’më le të prek e të varros trupat e tyre.Sa do të deshja të mos i lindja, të mos i shihja të copëtuar nga dora jote!(Qerrja me krahë zhduket)KORILartë në Olimp drejton Zeusi shumë nga ngjarjet e gjithësisë.Shpesh herë hyjtë punët i bëjnë jo si shpresojmë ne, bijt’ e vdekjes.Gjërat që priten nukë po ngjasin; ndërsa ato që nukë priten, kryhen, mbarohen ashtu si do ndonjë nga hyjtë.Ja, kështu ngjau edhe kjo punë.Euripidi, Medea, Përkth. S.Papahristo, Tiranë, 2007, f. 84-91110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116