Page 113 - Demo
P. 113


                                     Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në cilin moment të ngjarjes jemi në këtë fragment? Shpjegoni shkurtimisht rendin e veprimeve dramatike.2. Çfarë informacioni jep autori në këtë varg: Një gjë të këtillë nuk do ta bënte/ kurrë grua greke…?3. Ç’dëshmojnë fjalët e Medeas: ...sepse mua Dielli, at’ i atit tim/ më dha këtë qerre, që ta kem si mbrojtje/ kundër çdo armiku.4. Deri ku shkon urrejtja e Medeas?5. Nga buron lutja e Jasonit? Po forca e mallkimit të tij? Kujt i drejtohet ai në fund dhe pse?6. Dalloni tonet në ngritje të korit në fillim dhe në fund. Çfarë mesazhi përcjell ai në këngën e fundit?7. Zbuloni dhe shpjegoni mëkatet e Medeas dhe të Jasonit përmes përballjes së tyre. Analizë përmes shembujve 8. Jasoni paraqet dy të këqijat që e kanë gjetur. Pse ai parathotë dy? Çfarë mund të jetë më e keqe se vrasja e fëmijëve të tij?9. Vini re elementet e mrekullueshme skenike të përdorura nga Euripidi. Ja njëri prej tyre: Në këtë e sipër shfaqet Medea mbi një karrocë të hequr prej dragonjsh me krahë, duke mbajtur kufomat e djemve. Shpjegoni rolin e kësaj gjetjeje artistike.10. Medea shfaq egoizmin e saj, Jasoni flet për fëmijët. Ku duket kjo? Ku ndryshojnë Jasoni dhe Medea? Si e kuptoni faktin që është Jasoni ai që flet me tone të larta në këtë këngë? Po projektimin që Medea i bën në fund jetës së vet?11. Nxirrni argumentet që përdor secili personazh (Jasoni dhe Medea) përballë njëri-tjetrit. Shpjegoni çfarë peshe zënë këto argumente në dhënien e mesazhit dhe në zgjidhjen e tragjedisë.12. Si alternohen interpretimet midis aktorëve, korit dhe mjeteve skenike? Reflektim dhe vlerësim dijesh 13. Kori duket i pamëshirshëm kur njofton Jasonin për gjëmën e ndodhur. Pse ai zgjedh t’ia japë atij sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lajmin e kobshëm? Çfarë efektesh pritet të ketë kjo gjë?14. Në këtë tragjedi kemi edhe fjalët e korit, edhe personazhin e dytë. Diskutoni mbi këtë risi skenike të Euripidit, nisur edhe nga fragmenti që sapo lexuat.15. A zgjidhet në fund konflikti i kësaj vepre? Përshkruani se çfarë ndjesie ju krijohet teksa karroca largohet. Fjala dhe përdorimi i saj 16. Shpjegoni gjuhën mallkuese të Jasonit: Më t’u shoftë emri! Tani m’erdhnë mendë/ U shofsh e mos mbeç.17. Në fragmentin e mësipërm, gjeni mbiemrat që portretizojnë Medean në gojën e Jasonit. Detyra dhe këshilla 18. Në veprat e tij, Eskili shtroi çështjen e së drejtës, të cilën Euripidi e ndoqi edhe në këtë tragjedi. Në këtë fragment shtrohet problemi se kush ka të drejtë, shkaktari apo ekzekutuesi? Shkruani një ese me temë: E drejta lëviz nga njëri person te tjetri, pas çdo veprimi që ne kryejmë. 19. Shpjegoni mekanizmin e kalimit të fajit nga Medea te Jasoni në këtë tragjedi.S T U D I M T E K S T I 111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117