Page 116 - Demo
P. 116


                                    PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYRELetërsia e vjetër shqipeNë këtë periudhë të letërsisë shqipe përfshihen autorë që kanë botuar vepra nga shek. XVI e deri në fillimet e romantizmit, ku nis një etapë e re letrare. Fillimet e letërsisë shqipeEmërtimi i kësaj letërsie, pra përcaktimi e vjetër, ka të bëjë me hershmërinë e shkrimit dhe të botimit të saj. Është pikërisht kjo hershmëri historike që u jep këtyre veprave një vlerë të veçantë njohëse për nivelin e gjuhës shqipe në të shkuarën, për ngjarjet historike dhe mjedisin etnokulturor të popullit shqiptar. Veprat e kësaj periudhe bartin kryesisht funksion e subjekte fetare, por përmes tyre, përcillet edhe një lëndë e pasur gjuhësore, ku bien në sy frazeologjia e zhdërvjellët e shqipes, tekste me informacion nga folklori, si dhe struktura e modele të rrëfimit letrar. Në këto modele të rrëfimit letrar, ravijëzohen (dallohen qartë) fantazi e figura letrare, që jo rrallë, për nga fuqia artistike i kapërcejnë edhe caqet kanonike të kohës. Kjo u duk sidomos te Këngët e sibilave të Pjetër Bogdanit dhe te Gjella e Shën Mërisë Virgjër e Jul Varibobës. Këta autorë patën si prirje që t’i afronin ngjarjet dhe figurat më të njohura biblike me jetën e njerëzve të thjeshtë. Siç është vënë në dukje nga studiuesit, ky këndvështrim origjinal (për kohën) i këtyre autorëve, ishte kontributi i parë për krijimin gradual të autonomisë letrare. Kjo dukuri estetike, sigurisht që do të realizohej e plotë në periudhat e mëvonshme letrare. Autorët humanistëNë këtë periudhë spikatën fillimisht autorët humanistë, ndër të cilët përmendim: Marin Barletin, Dhimitër Frëngun, Marin Biçikemin etj. Veprat e tyre përcillnin jehonën e humanizmit europian dhe u shkruan në gjuhën latine, e cila ishte gjuhë kulture e kohës. Ato patën rëndësi, pasi u bënin jehonë ngjarjeve të jetës dhe të historisë shqiptare, sidomos atyre të epokës së rezistencës nën udhëheqjen e Skënderbeut. Latinishtja, si një gjuhë që qarkullonte gjerësisht gjatë asaj kohe në Europë, krijoi mundësinë që këto vepra të njiheshin në vende të ndryshme të saj. Sidomos vepra Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut e Marin Barletit, pati disa botime në vendet europiane. Subjekti i saj frymëzoi në këto vende krijimin e shumë veprave në letërsi, dramë, muzikë etj. Veprat e para në shqipVeprat e kësaj plejade autorësh të letërsisë së vjetër janë mjaft të rëndësishme e çmohen për vlerat dhe informacionin e shumanshëm që përcjellin. Kjo ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e historianëve, gjuhëtarëve, leksikografëve, etnologëve, teologëve dhe të studiuesve të letërsisë. Gjon Buzuku është autori i veprës së parë të njohur deri më sot të botuar në shqip, Meshari (1555). Origjinali i këtij monumenti të shqipes, i cili ruhet në bibliotekën e Vatikanit në Romë, u zbulua për herë të parë nga kryepeshkopi i Shkupit, Gjon Nikollë Kazazi, më 1740. Studiuesi i shquar i shqipes, Eqrem Çabej, ka bërë një studim të thellë kritik mbi këtë vepër (1968). Mes autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër është Pjetër Budi (1566-1623), me disa vepra kishtare të përkthyera në shqip, ku njëra prej tyre Pasëqyra e trefyemit(1621), fillimisht është zbuluar nga F. Konica në një bibliotekë në Paris. Frang Bardhi (1606-1643) është i njohur sidomos me botimin e fjalorit latinisht-shqip (1635), të cilin e hartoi me synimin, sikundër e thotë në parathënie, që të ruhej gjuha shqipe nga rreziqet asimiluese që i vinin prej pushtuesit otoman. Pjetër Bogdani (1630-1688) është autori që arriti nivelet më të larta në rrafshin e ligjërimit artistik, duke krijuar e skalitur, sidomos në disa nga poezitë e tij, detaje të spikatura dhe emocione të ndjera e të gjalla njerëzore.Dokumenti i parë i shkrimit të gjuhës shqipe, Formula e pagëzimit114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120