Page 117 - Demo
P. 117


                                     Autorët arbëreshë Autorë të tjerë të kësaj periudhe, janë edhe ata të komunitetit arbëresh të Italisë, si Lekë Matrënga, Nikollë Brankati, Nikollë Filja, Jul Variboba etj. Në veprat e tyre, ata synonin ruajtjen e gjuhës dhe të traditave identitare, duke u përpjekur të mbanin gjallë lidhjet me historinë e vendit arbëror. Çelja e kolegjeve në Sicili dhe Kalabri do të ndihmonte në mënyrë të veçantë në përgatitjen dhe formimin kulturor të elitave arbëreshe, të cilat e mbajtën gjallë vetëdijen shqiptare në ato vise dhe arritën të krijonin një vatër aktive e mjaft ndikuese edhe për lëvizjet nacionale në atdheun e të parëve të tyre, i cili përjetonte asfiksinë e një robërie të gjatë shekullore.Rreth Mesharit të Gjon Buzukut...Ky më i pari monument i literaturës shqiptare që dihet gjer më sot, pat rënë në më se tre shekuj e gjysmë të harresës e qe përshkuar nëpër peripeti të shumëllojshme, gjersa u zbulua përfundimisht e u bë prona e botës shkencore.Peshkopi i Arbëreshvet të Siqelisë Imzot Pal Skiroi, gjurmues e studiues i teksteve të vjetra të shqipes (1866 – 1941), që në vitet e para të këtij shekulli iu vu gjurmimit të kësaj vepre në Bibliotekën Vatikane.Gjetja e këtij libri të çmuar nuk qe një punë e rastit, sepse gjurmët e para të tij prelati italoshqiptar i kishte mu në Seminar të Palermos, ku ai aso kohe ishte rektor. N’atë qendër mësimore arbëreshe qëmoti një copë e kopjuar nga kjo vepër, e pikërisht ajo pjesë, ku bëhet fjalë për ceremoninë e unazës e të martesës: Gjon Nikollë Kazazi prej Gjakove, një nga shkrimtarët e hershëm të Veriut, duke u ndodhur më 1740 në Romë në një vizitë si arqipeshkëv i Shkupit, në Kolegjin e Propaganda Fides, ku kishte qenë nxënës dikur, pa me habi këtë libër; mori e kopjoi atë copë rituali që thamë më sipër, e ja dërgoi në shenjë nderimi Atë Guzetës, themelonjësi i Seminarit të Palermos, “prototip i fisnikërisë së shpirtit e i burrërisë e i bujarisë së kombit shqiptar”. Rektorët e mëvonë të këtij Seminari Pal Parrino (1710–1765) e Sepë Krispi (1781–1859) e patnë nëpër duar këtë fragment dhe e përmendin në shkrimet e tyre. Pastaj libri ra prapë në harresë. Aty nga mbarimi i shekullit të XVIII, ai nga biblioteka e Kolegjit te Propagandës u shpu në kolekcionin e librave orientale të kardinalit Stefan Borgia, gjersa më në fund, bashkë me këto libra, kaloi në Bibliotekën Vatikane.Këtu gjindet libri dhe tani, nën signaturën R (accolta) G (enerale) Liturgia. III. 194, si i vetmi ekzemplar që dihet gjer më sot…Eqrem ÇabejS T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Kur i ka fillesat letërsia shqipe? Përcaktoni periudhën kohore gjatë së cilës u zhvillua letërsia e vjetër shqipe. 2. Cilët janë autorët e njohur të kësaj periudhe? Po veprat e tyre? Ç’lloje letrare u lëvruan më së shumti? 3. Kush e zbuloi për herë të parë “Mesharin” e Gjon Buzukut?4. Renditni disa nga karakteristikat kryesore të letërsisë së vjetër shqipe.___________________________; ___________________________;___________________________; ___________________________;115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121