Page 118 - Demo
P. 118
5. Veçoni disa autorë humanistë dhe shpjegoni përse u cilësuan si të tillë, duke u bazuar në karakteristikat e veprave të tyre.6. Ku qëndron rëndësia e veprave të para në gjuhën shqipe?7. Çfarë synojnë të përcjellin me veprat e tyre autorët arbëreshë të kësaj periudhe? Analizë përmes shembujve 8. Cili është roli që luan gjuha e shkruar dhe ajo artistike?Sibila Persika, P. BogdaniKumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti, zihariq me dhanë e udhë të drejtë shekullit me çelë,e fajevet për mengji pagëzimnë predikon,mbë këtë jetë kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji, ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë […] Reflektim dhe vlerësim dijesh 9. Renditni titujt e veprave të Buzukut, Budit dhe të Bogdanit.Buzuku Budi Bogdani10. Lexoni fragmentin në tekst, marrë nga botimi kritik i Eqrem Çabejt për “Mesharin” e Gjon Buzukut, dhe tregoni rëndësinë e këtij teksti. Informacionin organizojeni në një kllaster. 11. Diskutoni në klasë rreth pikëtakimeve dhe dallimeve mes autorëve të njohur të letërsisë së vjetër shqipe. Paraqitini ato me anë të diagramit të Venit. Detyra dhe këshilla 12. Në këtë poezi të Pjetër Budit: zbuloni qëllimin e shkrimit të saj, kujt i drejtohet, mesazhet; dalloni elementet e tekstit poetik (lloji i strofës, vargut, metri, rima, theksat ritmik);identifikoni mjetet stilistike dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.Ku janë ata pleq bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe? Ku janë ata perandorë gjithë shekulli nalcuom, në krye me një kunorë gurëshi cë paçëmuom? Ku janë ata djelm të ri, të bukur e të lulzuom, që pate pamë me sy, me ta folë e ligjëruom? Ku janë ata letërorë t’urtë e dijes të ndëgjuom, të bardhatë posi borë letëra tue kënduom? Gjithë mortja i rrëzoi, sikur i pret me shpatë, për të ri s’i shikoi, as të vobegë, as të begatë.Ku janë ata zotëninj, që dojin me zotënuom ndë sqimë e ndë madhështi, këte jatë tue shkuom? Ku janë ato gra e vasha ndë sqimë e ndë madhështi, me petëkat të mëndafshta nalcuom mbë zotëni? 116

