Page 12 - Demo
P. 12


                                    Veçojmë këtu kaligramat, të cilat janë formime poetike të krijuara me qëllim që të shihen, pra të vizualizojnë atë që shprehet. Të famshme janë kaligramat e Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire). Nga ana tjetër, disa piktorë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur artin e tyre: ndërfutjen e fjalëve në pikturë. Ndër ta, spikat Rëne Magrit (Rene Magritte). Letërsia dhe muzika. Lidhja e ngushtë mes tyre, sidomos e poezisë dhe muzikës shfaqet në muzikalitetin e gjuhës dhe në gjuhën e muzikës.Përsëritja e ritmit njihet si në letërsi, ashtu edhe në muzikë. Në të dyja artet përdoren terma të ngjashëm, si: fuga, lajtmotivi, madrigali etj. Letërsia, sidomos me poezinë, krijon muzikalitet falë rimës dhe ritmit. Nëse flasim për “muzikalitet poetik”, atëherë kuptojmë se poezia krijon efekte muzikore. Këto ndjesi muzikore i shkaktojnë, sidomos poezitë që kanë në brendinë e tyre lojën e tingujve, madje ato mund të bëhen burim frymëzimi për regjistrime muzikore. Kujtojmë këtu muzikalitetin e poemave të Edgar Alen Posë (Edgar Allen Poe) dhe frymëzimin që ai u dha kompozitorëve të ndryshëm me poemën Anabel Li (Annabel Lee). Letërsia dhe kinematografia. Letërsia ka një raport kryesisht dhënës me kinematografinë. Ajo bëhet burim lënde artistike për të, duke qenë se shumë filma realizohen pas suksesit të një libri (kujtojmë këtu veprat: Odisea, Hamleti, Ana Karenina etj.). Shfaqja e të njëjtit subjekt artistik në dy lloje arti (letërsi dhe kinematografi) ka ngjashmëri dhe ndryshime të tipit formal ose joformal. Për shembull, libri e ka forcën te teksti, i cili bart thellësi kuptimore, ndërsa filmi punon më shumë me imazhin e lëvizjen dhe më pak me tekstin. Për realizimin e filmit, teksti përshtatet në skenar. Gjatë leximit, teksti letrar angazhon përfytyrimin, abstragimin, eksperiencën e brendshme (tipare të letërsisë), ndërsa filmi nuk ta mundëson këtë, për shkak të shpejtësisë dhe ritmit që duhen ruajtur brenda një kohe të përcaktuar. Kaligramë nga Gijom Apoliner(Guillaume Apollinaire) Keira Najtli (Keira Knightley) në rolin e Ana Kareninës S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cili është thelbi i letërsisë? Jepni një përkufizim tuajin për të. 2. Cilat janë degët e letërsisë? Përkufizim __________________________________________________________________Thelbi i letërsisë ______________________________________________________________Degët ______________________________________________________________________3. Plotësoni vendet bosh. “Funksioni i letërsisë lidhet me ___________________________________ që ajo ka mbi njeriun, kurse vlera e saj përcaktohet nga _______________ që ky art merr në jetën e njeriut.”4. Si lindi shkenca për letërsinë dhe çfarë studion? Renditni tri degët në të cilat ndahet ajo. 5. Jepni shkurtimisht kuptimin mbi secilën degë të shkencës për letërsinë.6. Cilat krijime bëjnë pjesë tek artet? Si lidhen ato mes tyre?10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16