Page 120 - Demo
P. 120


                                    Të dhënat mbi jetën e Barletit mbeten mjaft të pakta dhe studiuesit i nxjerrin ato kryesisht prej disa fakteve të dala nga veprat që ai shkroi. Kjo varfëri mbi të dhënat jetësore të autorit është shpjeguar edhe prej modestisë shembullore që ai manifestonte si njeri. Në mërgim, ashtu si bashkatdhetarët e tij, atë e mbante shpresa se një ditë, vendi do të çlirohej. Për këtë arsye, mërgimtarët, të mbledhur rreth figurës së trashëgimtarit të Skënderbeut, prisnin momentin e volitshëm për t’u nisur drejt atdheut të tyre, për t’iu bashkuar kryengritjeve e revoltave popullore.Edhe pse deri më sot nuk ka të dhëna për shkollimin e tij, e gjithë vepra e Barletit dëshmon pasion dhe kulturë të gjerë. Dihet vetëm që, pasi u detyrua të largohej prej vendit të tij, ai e kaloi jetën në Itali, kryesisht në Venedik e në Romë. Mbi Barletin dhe shkrime të tjeraMarin Barleti jetoi në Itali në një periudhë nga më të rëndësishmet e historisë dhe veçanërisht të historisë kulturore të gadishullit Apenin dhe të Europës. Është koha e lulëzimit të humanizmit, që erdhi pas Rilindjes italiane të shek. XIII-XIV, koha që lindi një Leonardo da Vinçi (1452-1519) e një Mikelanxhelo Buonaroti (1475-1564), një Françesko Filelfo (1398-1481) e një Enea Silvio Pikolomini (1405-1464), me kaq e kaq të tjerë. Humanizmi shqiptar në këtë epokë, të paktën në personin e Barletit, që i përket gjysmës së dytë të shek. XV dhe dekadës së parë të shek. XVI, ishte bashkëkohës i atij italian, përpara se të krijonin lëvizjen e tyre humaniste popuj të tjerë të Europës, si francezët e spanjollët, gjermanët e anglezët. Në vitet kur Marin Barleti shkruante vepra tipike të historiografisë së re që ishte krijuar në Itali, në vise të tjera, si p.sh. në Francë, një Filip dë Komin (Commynes, 1447-1511) dhe shumë më pas një Blez dë Monlyk (Monlyc, 1502-1577), vazhdonin të shkruanin akoma kronika, që nisnin të hidhnin çapin nga historiografia mesjetare tek ajo e shek. XVI nëpër Europë, duke filluar nga Gjermania e duke vazhduar me Italinë, Portugalinë, Spanjën, Francën e Anglinë. Kjo shpjegohet me lëvizjen e gjerë humaniste që përfshiu kontinentin atë shekull dhe që te vepra e Barletit, ndër të tjera, gjeti një prototip të ndritur të historiografisë humaniste......Fransua Rabëleja (1494-1553) ishte ende djalë, kur, në Paris, u vendos e punoi Leonardo da Vinçi (1515), i ftuar nga Françesku I, i cili, nga ana tjetër, vuri njerëz të përkthenin Plutarkun e klasikët e tjerë të lashtësisë. Pjer Ronsardi (1524-1585), kryepoeti francez i shek. XVI, i kushton një tingëllimë Skënderbeut, botuar në librin e mikut të tij Lavarden, mbi heroin tonë (1576), libër i përshtatur sipas Marin Barletit e ku u përdor edhe Dhimitër Frëngu; poeti është vënë tani me kohë në “shkollën” e humanistëve të përtej Alpeve; si lexues i Plutarkut antik, ai admiron edhe heronjtë e kohëve të reja dhe lexon Barletin e përshtatur frëngjisht.Kjo qe epoka në Itali dhe në Europë. Si bashkëkohës i humanizmit të përtejdetit e plotësoi kulturën e tij Barleti në Itali, në të tilla vite u përgatit ai si historian i shquar humanist, historian i Shkodrës, i Skënderbeut, i Shqipërisë së Shekullit të tij dhe, sadopak, edhe i shekujve të kaluar.Dhimitër S. Shuteriqi118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124