Page 121 - Demo
P. 121
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cili ishte qëllimi kryesor i letërsisë humaniste? Kush njihet si humanisti më i madh shqiptar?2. A ka të dhëna të mjaftueshme për jetën e Marin Barletit? Ku janë bazuar studiuesit për të zbuluar fakte jetësore të humanistit?3. Përdorni metodën kllaster për të organizuar njohuritë kryesore mbi jetën dhe veprimtarinë e Marin Barletit.4. Cila ishte dëshira më e madhe e Barletit lidhur me historinë e popullit të tij?5. Renditni tri vepra me karakter historik të Barletit, të botuara në latinisht. _______________________________________ ._______________________________________ ._______________________________________ .6. Shpjegoni përse veprat e Barletit dhe humanistëve të tjerë të kohës janë shkruar në latinisht. 7. Cila nga këto vepra ka ende sot peshë të madhe? Kujt i kushtohet ajo? Analizë përmes shembujve 8. Lexoni në tekst vlerësimin e Fan Nolit për Barletin dhe veçoni karakteristika të stilit të autorit.9. Flisni për ndikimin që pati qëndrimi i gjatë i Barletit në Itali, në një periudhë të rëndësishme për gadishullin Apenin dhe për Europën. 10. Si ndikoi kultura europiane në krijimtarinë e tij? Reflektim dhe vlerësim dijesh 11. Ku qëndron rëndësia e dyfishtë e veprës “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut?”12. Ç’rol luajti vepra e Barletit gjatë kohës kur ai jetoi?13. A ka pasur rol Marin Barleti në përgatitjen e kushteve për zhvillimin e mëvonshëm të letërsisë kombëtare?14. Dhimitër Shuteriqi thekson: “Barleti plotësoi kulturën e tij në Itali dhe u përgatit si historian i shquar humanist, historian i Shkodrës, i Skënderbeut, i Shqipërisë së Shekullit të tij dhe i shekujve të kaluar.” 15. Interpretoni kuptimin dhe domethënien e kësaj fraze, bazuar edhe në njohuritë që keni marrë në lëndën e historisë. Detyra dhe këshilla 16. Kërkoni në burime të ndryshme informacione për disa autorë të tjerë, të huaj e shqiptarë, që kanë shkruar për figurën e Skënderbeut.119

