Page 122 - Demo
P. 122
Koha kur u shkrua vepraNuk dihet me saktësi viti i botimit të kësaj vepre, por prej të dhënave të tërthorta mendohet se do të jetë diku në vitet 1508-1510. Përkthimin e saj në shqip e ka sjellë latinisti i njohur Stefan J. Prifti, i cili e ka shoqëruar edhe me një hyrje, me analiza e shënime filologjike.Barleti e ka ndarë veprën në 13 pjesë, të quajtura libra, ku përshkruhet jeta e heroit, qysh nga vitet e fëmijërisë e deri në shtratin e vdekjes, moment ky kur u lë porosi bashkëluftëtarëve e njerëzve më të afërt, që të qëndrojnë gjithnjë të bashkuar e të mos u dorëzohen pushtuesve. Qëllimi dhe rrethanat e krijimit të veprësNë hyrje të librit, autori i bën me dije lexuesit të vet se në këtë përpjekje të tij për të sjellë figurën dhe epokën e Skënderbeut nuk e ka pasur aspak të lehtë. Kjo pasi nuk e kishte pasur mundësinë të shfrytëzonte dokumente dhe anale historike dhe as ndihmën e dikujt tjetër që mund të ishte marrë me këtë temë. Ai është i ndërgjegjshëm se për një punë të tillë, ato do të ishin të domosdoshme… tëcilat, një njeriu të ri dhe që hyn në një det kaq të madh do t’i jepnin një farë ndihme…, siç shkruan diku te hyrja e librit. Në këto rrethana, ai kishte qenë i detyruar të shfrytëzonte burimet gojore, të cilat i kishte siguruar nga bisedat me pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të atyre ngjarjeve. Ai sqaron disa detaje për specifikën e përgatitjes së veprës, duke premtuar se… çka më përket mua, unë do ta bëj pa dyshim me dorë në zemër, do të përpiqem që asnjeri të mos mundet ta akuzojë punën time as për mungesë besimi, as për plogështi, sepse unë nuk kam shkruar trillime, por ato që më kanë treguar me kujdes më të mëdhenjtë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre disa që kanë marrë pjesë; dhe kam marrë parasysh besimin e shumë burrave që thonë të vërtetën dhe jo vetëm traditën pa rëndësi dhe të pavlerë…Në rrethana të tilla, sigurisht që vepra do ta dëshmojë mungesën e mbështetjes dhe të shfrytëzimit të dokumenteve burimore, çka e justifikon mosrespektimin rigoroz të kronologjisë së ngjarjeve të përshkruara. Prania e kapërcimeve të ngjarjeve dhe e parantezave, si dhe mjaft elemente letrare që dallohen në ligjërimin e veprës, bëjnë që ajo të lexohet me ëndje. Vepra shquan për stil të rrjedhshëm e dinamik, ku nuk mungojnë krahasimet, antitezat, figurat e metonimisë e sinonimisë dhe një leksik i pasur poetik. Krahas tyre, pyetjet e shumta retorike ndikojnë që vepra të fitojë një gjuhë të zhdërvjellët dhe shprehëse, nën ndikimin, me sa duket, të humanizmit të kohës, që synonte ta shmangte stilin e thatë e me standarde dogmatike. Ligjërimi i saj shprehës dhe i pasur me elemente letrare, e kapërcen disi mungesën e saktësisë së të dhënave historike. ANALIZË E VEPRËSHistoria e SkënderbeutRetorizmi i dallgëzuar i veprës së Barletit nuk është artificial, i thatë, retorizëm për retorizëm, por i gjallë, që gufon nga zemra, që rrezatohet nga mendja, që del e buron nga gurrat më të thella e më të pastra të shpirtit patriot e human të Barletit. Barleti është një vullkan patriotizmi, dhe stili i tij, shpërthim e oshëtim i këtij vullkani në tokën arbërore. Nën mbulesën e qëndisur me aqë bukuri, me aqë zjarr e dashuri të veprës së tij dhe nëpër mes valëve të retorizmit të fuqishëm të saj, lexonjësit le të shikojnë më thellë dhe le të gjejnë atje fuqitë e vet popullit, bir i denjë i të cilit është Barleti… (Stefan J. Prifti, nga Hyrja e veprës “Historia e Skënderbeut”120

