Page 123 - Demo
P. 123


                                     Botimet e veprës dhe ndikimi i sajKjo vepër u botua në kohën e vet dhe më pas pati botime në gjuhët gjermane, frënge, polake, kroate, italiane, spanjolle etj. Përmes saj, figura e Skënderbeut dhe historia e popullit shqiptar u bënë mjaft të njohura. Ajo ndikoi dhe frymëzoi mjaft autorë europianë me emër për të krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme: romane, drama, poema, opera, piktura.Gjurmët e ndikimit të kësaj vepre janë të pranishme edhe në letërsinë shqipe. Krahas mbështetjes dhe ndikimit që pati Noli nga kjo vepër e Barletit, sidomos në variantin e parë të botimit të librit të tij mbi historinë e Skënderbeut (1921), ndikimet vërehen edhe në vepra letrare me këtë temë, si ato të J. De Radës, N. Frashërit, E. Haxhiademit etj. Lidhjet me humanizmin europianVepra e Marin Barletit, nga pikëpamja e informacionit dhe e vlerave që përcolli, e tejkaloi kohën e vet dhe ky është tipar i krijuesve që mbartin e realizojnë misione të pazakonta. Përmes botimeve të shumta nëpër shekuj, ajo mbeti një vlerë që ndikoi në fusha të ndryshme të dijes e të artit dhe është një monument i shquar, që e bëri edhe botën shqiptare pjesë të pandashme të humanizmit europian.S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. A është e përcaktuar saktë data kur u shkrua vepra? Cila mendohet se mund të jetë koha e shkrimit, duke iu referuar të dhënave dytësore? 2. Kush e solli në shqip veprën “Historia e Skënderbeut”? Me çfarë elementesh të tjera është pajisur teksti? 3. Si e ka strukturuar veprën e tij Barleti, po të bazohemi në pjesët përbërëse të librit? 4. Çfarë paraqitet në këtë vepër? Cilat janë burimet kryesore të shfrytëzuara nga autori për ndërtimin e figurës së heroit tonë kombëtar?5. A ndjek kjo vepër një rend kronologjik? Shpjegoni arsyet.6. Përmendini karakteristikat kryesore të stilit të veprës. 7. Renditni disa autorë shqiptarë, të cilët u frymëzuan nga Barleti për të shkruar veprat e tyre, në qendër të të cilave ishte figura e Skënderbeut.  Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Si ndikoi vepra e Barletit që historia e popullit shqiptar dhe figura e Skënderbeut të njiheshin në mbarë Europën? 9. Po për Barletin a ka qenë e lehtë të sillte para lexuesit figurën dhe epokën e Skënderbeut? Përse? Në cilën pjesë të veprës na njeh me këto fakte autori? 10. Diskutoni rreth tipareve humaniste që mbart vepra. Pse mund të themi se nga pikëpamja e informacionit dhe e vlerave që përcolli, vepra e Marin Barletit e tejkaloi kohën e vet? Detyra dhe këshilla 11. Lexoni parathënien e veprës dhe përmblidhni informacionin, bazuar në pikat e mëposhtme: kujt i drejtohet;shtysat për ta shkruar veprën;qëllimi i veprës;çfarë e shqetëson Barletin;arsyeja përse ka frikë se nuk është i besueshëm; përse i referohet historisë së Greqisë dhe figurës së Aleksandrit; detaje që përshkruajnë vendin pas vdekjes së heroit;a ka pasur ndonjë vepër tjetër që ta ketë udhëhequr autorin; besimin se veprën e tij do ta pasonin shumë të tjera. 121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127