Page 124 - Demo
P. 124


                                    …Por, kur e muarrë vesh këtë lajm, u nisën edhe shumë të tjerë. Kështu u mblodhën shpejt e shpejt pjesa më e madhe e krerëvet më bujarë, sidomos të afërmit e tij, me një fuqi ushtarake të pashoqe. Ndërmjet të tjerëve ishin: Muzaka i Angjelinës, si e quante populli, nip nga e motra Angjelinë; të dy vllezërit, Goiku dhe Gjergji, të dy bij të Stresit e të së motrës Jellë, Gjin Muzaka, i shoqi i Vlajkës. I ati, Gjoni, para se të ndahej këso jete, i kishte martuar gjithë të bijat me princër e bujarë të ndryshëm të vëndit, me përjashtim të Mamicës, e cila, pas rifitimit të mbretërisë nga Skëndërbeu dhe vendosjes së qetësisë në vend, u martua me Muzak Topinë. Përveç këtyre ishin mbledhur e po mblidheshin çdo orë një mizëri populli, sa që kapërxente një numur prej 12 mijë njerëzish të armatosur.Kastrioti, fort krenar për këtë simpati nga të titë, në kohën kur të gjithë i kishte radhitur për luftë dhe ishte gati për t’u nisur, thuhet se, duke u këshilluar për mënyrën se si duhej vepruar dhe duke nxitur ushtarët, mbajti këtë fjalë, para se të jepte urdhërin e nisjes:“Asgjë të re, as të papritur nuk shoh këtu, kapedanë dhe ushtarë kryetrima, që të mos ma ndjente më parë zëmra dhe të mos më mbushte me shpresë, sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj babës tim, Gjonit. Dhe me të vërtetë, mos ma merrni për mburrje, por unë s’kam dyshuar kurrë, në asnjë çast të jetës sime, se, kur ruanja në zemër këtë qëllim, këtë dashuri FRAGMENT Kthimi i Skënderbeut në KrujëFragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga libri i parë i veprës Historia e Skënderbeut, ku përshkruhet kthimi triumfues i heroit në Krujë. Pas qëndrimit të gjatë si peng pranë oborrit të sulltanit, ai është betuar me bashkëluftëtarët e tij që t’u dalë zot fateve të atdheut, ndaj niset që të marrë përsipër misionin e udhëheqjes së popullit për çlirim. Është pikërisht ai moment i përshkruar edhe nga N. Frashëri në veprën e tij kushtuar kësaj figure, përmes vargjeve me tone të larta festive: Krujë, o qytet i bekuar/ Prite, prite Skënderbenë/ Po vjen si pëllumb i shkruar/ Të shpëtojë mëmëdhenë… Pas pritjes madhështore që i bën populli, mes emocioneve dhe brohoritjeve, Skënderbeu mban fjalën e tij, ku shpaloset vullneti i paepur i heroit për t’i prirë popullit të vet në rrugën e lirisë.122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128