Page 125 - Demo
P. 125


                                    Kuvendi i Lezhës nga Zef Shoshi (1978)për atdhe, kur ushqenja këto ndjenja për liri, këto dëshira të mia që s’më ndaheshin, ishin edhe tuajat. Kur ju më ftonit shpesh, në kohën që isha pranë Tiranit, me tërë dashurinë dhe gatishmërinë tuaj për këtë vepër, gjë që unë tani e kujtoj me kënaqësi dhe e them me mburrje, ju shkonte ndoshta në mend se e kisha harruar atdhenë, se e kisha harruar nderin tim dhe lirinë, me që ju kthenja prapë në shtëpi fort të pikëlluar, pa asnjë shpresë të sigurtë, pa asnjë shënjë të qartë të qëllimit tim. Po s’ka dyshim, qytetarë, se me atë heshtje time, me atë përulësi të shtime të shpirtit tim, unë mendoja për vehte dhe për ju……ju si burra aqë të fortë, të rritur në liri, që qëndruat kaqë kohë nën mynxyrën barbare, nuk u mërzitët derisa të më shihnit. Por përse doni që unë ta mbaj për vehte me të padrejtë emrin e çlirimtarit? Lirinë nuk e solla, por e gjeta unë këtu. Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më duallët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etrit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë. Ju më latë prapa, ju m’i lidhët me një herë duart, ju më mbytët me shërbime aqë të mbëdha dhe me një gaz shpirtror aqë të madh, sa që duket se ju më kini bërë tani aqë rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë edhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e kini kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat dhe si kujdestarë të pashoq, të lënë nga baba im, e vutë përsëri në vënd, me kujdes e besnikëri të pandryshuar, skeptrin, që ma ruajtët gjer këtë ditë, dhe më bëtë përsëri, me mundin e punën tuaj të papërtuar, zot të mbretërisë së të parëvet të mij… Historia e Skënderbeut, f. 72, përktheu Stefan J. Prifti123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129