Page 126 - Demo
P. 126
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ku u mbështet Barleti për shkrimin e veprës së tij Historia e Skënderbeut?2. Zbërtheni dhe shpjegoni informacionin bazë që merrni në fillim të fragmentit, për sa u përket personazheve, datave, numrave, ngjarjeve dhe atmosferës së veprës. Analizë përmes shembujve 3. Shpjegoni si e kuptoni shprehjen e famshme që ndeshim në këtë vepër: Lirinë nuk e solla, por e gjeta unë këtu. Mbretërinë edhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e kini kudo...4. Në vepër ndihen qartë subjektiviteti dhe emocionaliteti me të cilin autori i përshkruan ngjarjet dhe figurën kryesore, Skënderbeun. Po në fragmentin e dhënë, ku spikatin më tepër? 5. Përshkruani larminë e fjalëve të Skënderbeut. Pse ai ndihet i lirë dhe njëkohësisht rob mes njerëzve të tij? Reflektim dhe vlerësim dijesh 6. Vepra lexohet me ëndje, falë veçorive të saj letrare. Diskutoni rreth llojit të ligjërimit dhe pranisë së një stili të rrjedhshëm dhe dinamik. 7. Krahasoni paragrafët e fragmentit, duke identifikuar këndvështrimet e ndryshme të ngjarjeve. Fjala dhe përdorimi i saj 8. Gjeni dhe analizoni detaje të leksikut të pasur poetik në pjesën e shkëputur nga vepra.9. Në fjalët e Skënderbeut vihet re krenaria, mirënjohja dhe dashuria. Ilustrojini këto tipare me shembuj nga fragmenti. Detyra dhe këshilla 10. Skënderbeu del në vepër herë i mbinatyrshëm dhe herë më se njerëzor. Diskutoni mbi këto tipare të tij, të cilat dalin edhe në shprehjen: ...sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj babës tim, Gjonit.S T U D I M T E K S T I 124

