Page 128 - Demo
P. 128


                                     BotimiKjo vepër e Bogdanit u shtyp në Padova të Italisë më 1685. Fillimisht, autori e shkroi vetëm në gjuhën shqipe, por, duke qenë se autoritetet e censurës kishtare të kohës nuk e lexonin dot në këtë gjuhë, pasi nuk e njihnin shqipen, kërkuan që vepra të kishte të përfshirë brenda saj edhe variantin e shkruar në gjuhën italiane, krahas variantit në gjuhën e autorit. Struktura e veprësLibri është i përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë përfshin 182 faqe, kurse e dyta 162 faqe. Rëndësia e madhe që ka kjo vepër për botën shkencore dhe më gjerë, duket edhe nga fakti se përgjatë 3-4 shekujve e deri më sot, ajo njohu gjashtë botime në vende të ndryshme, si Itali, Shqipëri, Gjermani. Këto botime kanë ngjallur shumë interes dhe janë përcjellë me interpretime nga studiues të njohur të huaj, por edhe shqiptarë, si Ndre Mjedja, Justin Rrota, Ibrahim Rugova, Martin Camaj etj.Prej të dhënave të nxjerra nga letërkëmbimet e Bogdanit, dëshmohet se kjo vepër ka qëndruar plot 10 vjet në dorëshkrim, për shkak të pritjes së lëshimit të lejes përkatëse e të sigurimit të fondeve financiare për ta botuar. Duket qartë se autori e ka vlerësuar si detyrë parësore krijimin dhe publikimin e një vepre të tillë, si një mundësi për ta lëvruar, për ta mbajtur gjallë dhe për ta dokumentuar gjuhën shqipe. Gjatë kësaj kohe, kjo gjuhë rrezikonte mjaft që të asimilohej prej ndikimit të gjuhëve të shkruara të pushtuesit apo edhe të fqinjëve.Të dyja pjesët e librit duket se realizohen sipas strukturës së Biblës, duke përcjellë narrativën dhe frymën e njohur teologjike të Dhjatës së Vjetër dhe të Dhjatës së Re. Vlera letrare e kësaj vepre qëndron në ato pjesë ku kapërcehet tradita e përshkrimeve dhe e trajtimeve kanonike të librave të shenjtë dhe vihet re prirja e tekstit për një strukturë të mirëfilltë artistike. Në këto raste, figurat biblike dhe ngjarjet ku ato përfshihen, dalin jashtë kornizave të kohës dhe fitojnë natyrshmërinë e sjelljeve dhe të qëndrimeve njerëzore. Kështu, sakrifica biblike e Krishtit, lidhja e tij e shenjtë me nënën Mari, marrëdhëniet e tij me dishepujt e kundërshtarët, në mjaft raste jepen në atmosferën e jetës së drejtpërdrejtë shqiptare. ANALIZË E VEPRËSCuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve)…Tekstin e Bogdanit e citova pas disa shënimesh që kam marrë në Vienë, vjeshtën e 1924-ës, kur pata gëzimin t’ia shikoj me sy… t’ia çik me dorë… t’ia studioj dhe t’ia përpij “Cuneus”-in në shpirtin tim për të parën herë. Përveç shënimesh të tjera gjuhësore që më qëndruan për zemre, kam kopjuar një poezi kozmogonike, e cila, nga pikëpamja koncepcionit origjinal, e idesë së fuqishme dhe e formës së veçantë të saj, jam i mendimit se duhet konsideruar si një monument letrar jo vetëm i gjuhës shqipe, po i republikës së letrave përgjithësisht. Kozmogonia e të Madhit Shqiptar u bën ballë, me cilësitë e veta, kozmogonisë asiriane (babilonase), ashtu sikundër këtë e shohim në Biblën hebraike, dhe kozmogonisë indike, ashtu sikundër këtë e shfaqin Vedat e shenjta. Lasgush Poradeci, Poezi et coetera…126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132