Page 13 - Demo
P. 13
Analizë përmes shembujve 7. Lexoni një fragment të një teksti letrar dhe një fragment të një teksti joletrar. Tekstet klasifikojini sipas funksionit. Përcaktoni dallimet mes tyre, që mund t’i renditni në tabelën e mëposhtme. Teksti 1 Kanë gjetë lumin ngri akullKanë nisë vashat me lypë krojetKanë gjetë krojet tanë ngri hej!Ka dalë Muji me kreshnikëA thue ndeshet me ndoj gja malitSa shpejt diellin ma zu reja!Shpejt ma endi nji pëlhurë t’gjanë e t’gjatëE ia ka veshun majat rreth e rrotullQë kur janë kap trimat-o te lumi...Teksti 2Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epiko-heroike legjendare. Ato radhiten ndër krijimet më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Mendohet se eposi e ka origjinën para dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit. Teksti 1 Teksti 28. Si realizohet lidhja e letërsisë me pikturën? Jepni shembuj të lidhjes së saj me artet e tjera.9. Duke iu referuar librit të fundit që keni lexuar, shpjegoni se si letërsia evokon emocione dhe nxit imagjinatën e lexuesit. Reflektim dhe vlerësim dijesh 10. Bëni dallimin mes koncepteve “Letërsi” dhe “Shkencë për letërsinë”. Letërsi Shkencë për letërsinë______________________________ ____________________________________________________________ ____________________________________________________________ ______________________________11. Përmendni disa raste ku realizimi i një filmi dhe skenari i tij janë bazuar në një vepër letrare. Cila ju ka pëlqyer më shumë? 12. A mundet që nga një melodi të lindë një tjetër lloj arti? Po e kundërta? Si realizohet kjo? Cilat janë mjetet që realizojnë efektet tingullore, ritmin, muzikalitetin në poezi?Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve. ti llërët lëmon në mëngjes me shkumën e deteve, ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve, ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkëve... Fjala dhe përdorimi i saj 13. Poezia e Edgar Posë ka frymëzuar shumë muzikantë të famshëm. Si krijohet lidhja e ndërsjellë mes muzikës dhe fjalës? Kur dhe si e krijojnë fjalët muzikalitetin dhe ritmin? Pse fjalët dhe shprehjet që shërbejnë si lajtmotive janë në të njëjtën kohë edhe refrene muzikore? Ilustrojini mendimet tuaja me shembuj. Detyra dhe këshilla 14. Përshkruani mëngjesin në një ditë vere në qytetin e lindjes. Përpiquni ta skiconi apo ta pikturoni imazhin që ju ka ngelur në mendje. Shpjegoni në klasë se si fjala materializohet në imazhe. 11

