Page 130 - Demo
P. 130
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ku dhe kur u përgatit për botim vepra “Çeta e Profetëve”?2. Në cilën gjuhë e shkroi fillimisht autori veprën? Përse Bogdanit iu kërkua që vepra të përmbante edhe variantin në gjuhën italiane?3. Nga sa pjesë përbëhet ajo? 4. Renditni disa studiues dhe autorë të njohur shqiptarë, të cilët kanë treguar interes ndaj veprës “Çeta e Profetëve”.5. Për sa kohë kjo vepër ka qëndruar si dorëshkrim? Cili është shkaku i një periudhe kaq të gjatë pritjeje?6. Cila ishte detyra parësore e shkrimit dhe e botimit të një libri të tillë, sipas autorit?7. Mbi ç’model ndërtohen dy pjesët përbërëse të librit?8. Çfarë janë sibilat? Me çfarë funksioni i vendos autori këto figura në ciklin e poezive të sibilave? Sa poezi përfshihen në këtë cikël? Çfarë përmban secila prej tyre? Analizë përmes shembujve 9. Nga sa vargje përbëhet strofa? Përcakto gjatësinë e vargjeve të dhëna. Sibila Delfika Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,shuplaka, grushta, helm’e uthull dhanë:përgjegjun shtatnë plagësh e i rënuemIzraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:vdekun s’amësë mbë prehënë ia dhanë,zemërën tu’ i shituem anë a pr’anë.numri i vargjeve _________gjatësia e vargjeve _______rima __________________detaje përshkruese të gjendjes në të cilën ndodhet _________________ _____________________________figura letrare __________________________________________________ Reflektim dhe vlerësim dijesh 10. Ku qëndron rëndësia e veprës “Çeta e Profetëve”? Paraqit fakte të cilat argumentojnë rëndësinë e madhe që pati vepra.11. Shpjegoni se në ç’mënyrë zbërthehet simbolika e sibilave në disa aspekte. Detyra dhe këshilla 12. Lexoni pjesën e shkëputur nga kritika “Vepra e Bogdanit” të Ibrahim Rugovës dhe shpjegoni elementet moderne në veprën e Bogdanit.128

