Page 132 - Demo
P. 132
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Kujtoni ç’janë sibilat. Përcaktoni për këtë sibilë tematikën dhe mesazhin që përcjell.2. Ku duket fati i parathënë prej sibilave?3. Shpjegoni kuptimin në vargun e parë: Si nieri po vjen ndër nierëz’ dvekëtar. Analizë përmes shembujsh 4. Sibila përbëhet nga dy pjesë. Shpjegoni kuptimin e secilës prej tyre.5. Si ndërtohet raporti midis pikëpamjeve fetare dhe atyre jetësore të autorit në këtë poezi?6. Shpjegoni përmasën e bukurisë poetike përmes metaforës: Me dielli veshun’, e mbathunë me hanë. Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Autori përshkruan emocione që burojnë nga marrëdhëniet e ngushta njerëzore. Përshkruani emocionin që krijon përfytyrimi rreth Marisë dhe Krishtit, duke e krahasuar me atë të një nëne dhe birit të saj në jetën e përditshme.8. Bogdani është krijues i figurave të larta poetike. Në fragmentin e dhënë, gjeni dhe analizoni njërën prej tyre. Fjala dhe përdorimi i saj 9. Gjeni fjalë a shprehje që tregojnë të mirën dhe të keqen në poezi, si dhe himnizimin e një personazhi apo koncepti. Detyra dhe këshilla 10. Pjetër Bogdani është një poet modern, i cili u mbështet në poezinë më të mirë të kohës. Shpjegoni pikëtakimet e saj me poezinë e dhënë në libër. Gjeni poezi italiane të asaj periudhe, që dëshmojnë vazhdimësinë e ndjekjes së kësaj tradite nga Bogdani. S T U D I M T E K S T I 130

