Page 133 - Demo
P. 133


                                    FRAGMENT Krijimi i rruzullimitËshtë pikërisht poezia mbi krijimin e botës, ajo që do ta mrekullonte edhe Lasgush Poradecin kur ishte ende student i ri në Vjenë. Sipas tij, ajo mund të krahasohej denjësisht me krijimet kozmogonike hindase dhe hebraike. Përmes kësaj poezie, krijimi i botës përcillet nëpër shtjella dhe kontraste të përmasave kozmike, duke krijuar një tension e dramë të thellë rreth raporteve të nënkuptuara të njeriut me gjithësinë. Kjo situatë, krijon atë gjendje të angësht, ku njeriu e ka fort të nevojshme të ndërtojë lidhjet e referencat e tij me komunikime e besime të caktuara, aq të domosdoshme për të. Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Poezia që lexuat më lart ka karakter filozofik, historik, fetar apo sociologjik?2. Provoni t’i vini një titull poezisë së Bogdanit, duke e lidhur me përmbajtjen e vargjeve.3. Shpjegoni kuptimin që përcjell autori në vargjet e para dhe të fundit të poezisë. Në ç’raport është atmosfera e krijimit të botës me atë të gjallimit dhe të zhvillimit të vrullshëm të saj? Analizë përmes shembujve 4. Si jepen kontrastet e mëdha në ndryshimet që pëson kozmosi? A dëshmon ky informacion për dije të mëtejshme të autorit?5. Megjithëse e shkurtër, kjo poezi përmban kontrast, dramë, konflikt, raporte të shumëfishta, pushtete të ndryshme. Çfarë tregon kjo? Reflektim dhe vlerësim dijesh 6. Diskutoni mbi Bogdanin poet, teolog e dijetar, nisur nga reagimet poetike të tij në këtë poezi.7. Vini re konvencionet poetike referuese. Kujt dhe pse u drejtohet autori përmes tyre? Shpjegoni enumeracionin zbritës në krijim.  Fjala dhe përdorimi i saj 8. Cili është efekti artistik i vargut: epte të madhe gjamë?9. Gjeni një sinonim për fjalën gjamë dhe shpjegoni rolin e rendit të përmbysur të fjalëve.10. Idenë e lëvizjes së çdo gjëje në univers autori e jep përmes foljeve. Gjeni disa folje dhe komentoni rolin e tyre në muzikalitetin e vargjeve. Detyra dhe këshilla 11. Bëni një përshkrim në prozë me tematikën e poezisë së Bogdanit....Mbë Qiellt’ nuk’ ishte, as Yll, as Dielli,Qi me drite të vet zbardhen dritë të re,As Hana delte me dy të rgjanta brí,As prej Qiellshit vinte ndonji Reze për dhé,As Dheu si Shqype nalt’ qëndron e rí,As niegullë me shi, as breshen, as Rëfe,As Deti me Valë epte të madhe gjamëAs lymenatë me Breg, ishin zanë.S T U D I M T E K S T I 131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137