Page 134 - Demo
P. 134


                                    Gjatë gjithë kësaj kohe, ai u përpoq të kryejë me devotshmëri funksionet e tij fetare, ndërkohë që tregoi interes të madh edhe për fatin e popullit të vet, i cili përjetonte situatë të rëndë nën pushtimin osman. Budi mori pjesë aktive në përgatitjet që bëheshin për të organizuar kryengritjet shqiptare kundër pushtuesve dhe për këtë qëllim udhëtoi për të disatën herë drejt Vatikanit, për ta informuar drejtpërdrejt e me dëshmi të gjalla Selinë e Shenjtë rreth vuajtjeve të mëdha që po kalonin popullsia dhe kishat katolike në tokat arbërore. Janë gjetur disa dokumente në formë relacionesh e madje dhe një program, ku Budi parashtroi nevojën dhe mënyrat e organizimit të një kryengritjeje të gjerë, deri në nivel ballkanik, për të bërë të mundur përfundimisht largimin e pushtimit të Perandorisë Osmane. Për asnjë çast të jetës, Budi nuk e ndau misionin e meshtarit nga përpjekjet e tij të pareshtura për t’i dalë zot fatit të atdheut. Krahas angazhimeve të guximshme për organizimin e kryengritjeve kundër pushtuesve, ai e ngriti zërin në instancat më të larta fetare për të respektuar përkatësinë shqiptare të klerikëve që ushtronin shërbesat fetare në viset arbërore. Pra, kërkonte që në këto vise të caktoheshin meshtarë shqiptarë. Sipas tij, kjo do të bënte të mundur që meshtarët vendës të ishin më pranë e më të lidhur shpirtërisht me popullin, duke njohur edhe më nga afër mendësinë e tij. Në këtë mënyrë, atyre do t’u krijohej mundësia për të ndihmuar në lëvizjet për çlirimin e vendit. Me këtë synim lidhet edhe puna e madhe që Budi mori përsipër për kthimin në shqip të disa veprave të doktrinës fetare. Ai ishte nga të parët që pati guximin të lëvrojë krijimtarinë origjinale poetike, çka e bën atë që të jetë poeti i parë shqiptar. Nga gjithë kjo veprimtari e pasur e Budit do të mjaftonte qoftë edhe një kontribut i vetëm i tij, si dëshmi për ta radhitur atë mes figurave të shquara të kulturës e të mendimit shqiptar në shekuj.Aktivitetet dhe ndihmesa e shumanshme në shërbim të popullit, do t’i krijonte atij kundërshtarë të shumtë. Megjithatë, këto presione nuk mundën t’ia ndalin përkushtimin ndaj popullit të vet. Sipas kronikave të kohës, rezulton se atë e mbytën tinëzisht në Drin më 1623. Ashtu si autorë të tjerë shqiptarë të kësaj periudhe, Budi e pati të pandarë punën e klerikut nga përkushtimi i shkrimtarit, si dhe u përfshi pa rezerva në zgjidhjen e problemeve të vështira që kalonte populli nën zgjedhën e pushtuesit. Shkrimtarëve shqiptarë të kësaj periudhe, u është dashur të jenë njëkohësisht edhe krijues, edhe luftëtarë për mbrojtjen e popullit të tyre. Vepra Për nga koha e shkrimeve poetike, Pjetër Budi përcaktohet si poeti i parë shqiptar. Ashtu sikundër edhe tek autorë të tjerë të letërsisë së vjetër, në këtë krijimtari vërehet një ndërthurje e teksteve biblike me ato poetike. Kjo marrëdhënie specifike mes këtyre dy regjistrave të ndryshëm ligjërimorë nuk krijohet për shkaqe estetike, por vjen si përpjekje për të projektuar një ligjërim letrar në këto fillime të letërsisë shqipe, e cila, autonominë e vet do ta fitonte gradualisht, nëpër gjenerata krijuesish të periudhave të mëvonshme, të cilët do t’i përkushtoheshin e do ta ndiqnin me besnikëri rrugën e rritjes së saj.Pjetër Budi lindi në Gur të Bardhë të Matit dhe mësimet e para i mori në mënyrë autodidakte, ndërsa disa vite më vonë kreu studimet në kolegjin Ilirian të Loretos në Itali dhe nisi të punojë si meshtar. Fillimisht, punoi famullitar në Kosovë, pastaj vikar i përgjithshëm i Serbisë dhe, më 1621, u emërua ipeshkv i Zadrimës.Pjetër Budi (1566–1622)Jeta dhe vepra132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138