Page 136 - Demo
P. 136
O i pâfati nieriGjithë ndë të keq harruom;I dhâni ndë madhështi…Me mkat pshtjellë e ngatërruom…Ku janë ata pleq bujarë,Qi qenë përpara nè;E ata trima sqimatarëTë shpejtë, e si rrufè?Ku janë ata djelm të ri,Të bukur, të lulëzuom,Qi pate pa me sy,Me ta folë e ligjëruom?Ku janë ata zotëni,Qi dojën me zotënuom,Ndë sqimë e ndë madhështiKëtë jetë tu e shkuom? ...Ku janë ata letërorëT’urtë e dies të ndëgjuom;Të bardhatë, posi vdorë,Letëra tue kënduom?Ku janë ato gra e vasha,Ndë sqim’ e ndë madhështi,Me petëkat të mëndashta,Nalcuom mbë zotëni?Gjithë mortja i rrëzoi,Sikur i prêt me shpatë;Per të ri si shukoiAs’ të vobeg, as t’begatë.…se janë gjithë ngënjime,E të mbrazta mirëfilli;Gjithë plot me mallëngjime,E të zeza, si thëngjilli. FRAGMENT Budi me Doktrinën e Kërshtenë vjen edhe si lëvruesi i parë i poezisë shqipe. Mjaft nga vargjet e kësaj vepre qenë përkthyer nga latinishtja ose italishtja, por një pjesë e tyre janë origjinale dhe bëhen dëshmi e vlefshme e ligjërimit shqip dhe atij poetik. Të mbraztit e jetës është një meditim poetik mbi jetën e përkohshmërinë e saj.Të mbraztit e jetës(fragment nga Doktrina e Kërshtenë)134

