Page 137 - Demo
P. 137
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Nisur prej titullit të poezisë, çfarë pritet të shtjellojë më tej autori?2. Si realizohet përmes strofës së parë kalimi në atmosferën e përgjithshme të krijimit? Kujt i drejtohet poeti fillimisht? Si e sheh ai njeriun e ditëve të tij?3. Çfarë e shqetëson më tepër poetin?4. Identifikoni disa motive jetësore në këtë poezi dhe shpjegoni si vjen përmes tyre tradita e të parëve.5. Duke njohur tiparet poetike të kësaj poezie, shpjegoni pse Budi konsiderohet nismëtar i vargëzimit shqip. Analizë përmes shembujve 6. Poezia e Budit i afrohet gjithnjë e më shumë jetës reale me përjetime të buta dhe hera-herës të befasishme. Shpjegojini këto tipare te poezia: Të mbraztit e jetës.7. Pse poeti i drejtohet kohës së shkuar? Analizoni tonet madhështore të këtyre vargjeve, në funksion të mesazhit që përcjell poeti.8. Në poezinë e dhënë identifikoni vargjet që tregojnë mbështetjen e Budit në krijimtarinë popullore. Reflektim dhe vlerësim dijesh 9. Si e vlerësoni origjinalitetin e Budit përmes figuracionit? Gjeni disa epitete dhe krahasime.10. Vargjet e mësipërme shprehin pështjellimin emocional të njeriut përballë realiteteve të reja. Si jepet kjo atmosferë nëpërmjet apostrofit dhe antitezës?11. Çfarë nënkupton vargu: Ku janë ata pleq bujarë? Cili është funksioni i pyetjes retorike?12. Komentoni si përcillet përmbajtja përmes toneve të ndryshme në strofën e parë dhe të fundit. Fjala dhe përdorimi i saj 13. Ç’përshtypje i krijohet lexuesit përmes përdorimit të mbiemrave?14. Fillimisht autori thotë: O i pafati njeri… më pas: ku janë ata pleq bujarë… Si ndihmojnë format e të shprehurit në dhënien e mesazheve të forta nga poeti? Detyra dhe këshilla 15. Përshkruani ose portretizoni një personazh të njohur nga ju, që ka madhështinë e personazheve të Budit në këtë poezi.S T U D I M T E K S T I 135

