Page 138 - Demo
P. 138


                                    Teatri i shkollësSot shkolla po i kthehet një tradite të vyer, asaj të vënies në skenë të veprave më të njohura apo të krijimeve të shkruara nga vetë nxënësit. Përmes këtij procesi dhe veprimtarive përkatëse, shkolla krijon teatrin e saj modest, i cili mund të bëhet burim përvojash dhe një vend plot larmi për nxënësit. Teatri kërkon një angazhim në grup dhe mund të realizohet edhe në kushte e mjedise tepër të thjeshta. Mos ngurroni të ngrini teatrin e klasës dhe të shkollës suaj. PUNË ME PROJEKT DRAMATIZIMRomeo dhe Zhuljeta, nga Uilliam ShekspirPuna me projektPuna me projekt është mjaft e rëndësishme për nxënësit, mësuesit dhe shkollën. Ajo ndihmon gjithëpërfshirjen e nxënësve gjatë tërë kohës, ku ata fitojnë aftësi dhe shprehi të ndryshme.Disa njohuri për teatrin, dramën dhe dramaturgët më të mëdhenj  Teatri i ka fillesat në antikitet, në atë që quhet teatri grek. Vetë ky teatër e ka origjinën në ritet që i bëheshin Dionisit dhe në festimet për nder të tij. Këto rituale shoqëroheshin me këngë, kërcime, rënie të veglave muzikore, marshim karakteristik të shoqëruar me mimika të ndryshme, formula lutjeje dhe përgëzimi etj. Ritualet kishin veshjet dhe ngjyrat e tyre karakteristike, të bukura dhe të gëzueshme.  Kujtojmë se, fillimisht, skena antike kishte këngëtarë me lirë ose aktorë që imitonin heronjtë nga mitologjia. Më pas, me Eskilin u fut në skenë aktori i dytë, si dhe elementi i korit. Kjo mundësoi dialogun dhe dhënien e opinioneve brenda shfaqjes, të cilat ndihmonin në ngacmimin e konfliktit, në veprimet e personazheve dhe në sqarimin e situatës subjektore për publikun. Në një fazë të afërt Euripidi futi aktorin e tretë, duke e bërë skenën mjaft të gjallë, aq sa të zbulohej edhe psikologjia e personazheve. Sofokliu ruajti natyrën e heronjve eskilianë dhe përsosi teknikat e dramës, ndërsa Aristofani ndërroi fytyrën e skenës nga tragjike në komike. Ai i paraqiti njerëzit në skenë, ashtu të thjeshtë, siç Një teatër shkolle:pjesë nga një dramatizim i Përrallë nga e kaluaraDisa prej aftësive dhe shprehive që fitojnë nxënësit gjatë punës me projekt.a. Aftësi: - krijuese;- prezantuese;- interpretuese;- bashkëpunuese. b. Shprehi: - të empatisë;- të komunikimit;- të interpretimit;- të zbatimit; - të zgjidhjes së problemeve;- të sintezës;- të vlerësimit.136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142