Page 139 - Demo
P. 139
ishin në jetën e përditshme. Rilindja solli në skenë veset dhe pasionet njerëzore me Shekspirin, i cili përmes konflikteve të forta, mjeteve artistike, gjuhës dialoguese e monologuese dhe shpejtësisë së veprimit ndërtoi një shkollë të re teatri. Klasicizmi pati një kthim tematik në antikitet, por përmes rregullave të cilat u kthyen në filozofi krijimi. Molieri u bë babai i komedisë së kësaj periudhe dhe më gjerë. Në veprat e tij demaskohej vesi përmes ironisë dhe së qeshurës. Shumë prej personazheve të tij u kthyen në dukuri. Teatri realist u përfaqësua me Brehtin, i cili përballi realitetet me mjete të reja skenike. Teatri absurd e zbriti skenën dhe veprimin te publiku. Shembull i kësaj është Samuel Beketi.Të dhëna për Shekspirin, teatrin dhe veprën e tijLëvroi më shumë tragjedinë dhe më pak komedinë.Vepra e tij shquhet për origjinalitet.Trajton tema universale, si: dashuria, urrejtja, pasioni, hakmarrja, etja për pushtet etj.Karakterizohet nga larmia në të gjitha elementet dramatike.E paraqet veprimin dramatik të lëvizshëmHeronjtë i vë në provë.Trajton konflikte të skajshme.Krijon efekte skenike mbi spektatorin.Përqendron frazën dhe kuptimin.Zhvillon ngjarje dinamike.I lë ngjarjet të rrjedhin me shpejtësi.Përdor elementin e fatalitetit etj.Të dhëna mbi veprën Romeo dhe ZhuljetaQuhet tragjedi popullore.Quhet ndryshe tragjedi e pasionit. Trajton temën e dashurisë.Lufton normat shoqërore, morale, fetare (përmes motivit të hasmërisë, dashurisë së palejuar dhe martesës së fshehtë).Ka dialog të zhdërvjellët dhe monolog në funksion të rrjedhjes shpejt të ngjarjeve dhe të zbulimit psikologjik të personazheve).Karakterizohet nga një gjuhë e bukur, plot meditim dhe dramacitet.Shquhet për efektet kontrastive etj.Koncepte të lidhura me teatrin: tema, subjekti, mesazhi, heronjtë, konflikti, pika kulmore, zgjidhja, intriga, fataliteti, skena, mjetet skenike,lloji i ligjërimit (monologu dhe dialogu, shënimet ose fjalët e ndërmjetme, kori) etj. Teatri shekspirian, LondërAktori Aleksandër Moisiu në role shekspirianeFAZA E PARË137

