Page 14 - Demo
P. 14


                                    Gjinitë letrareGjinia klasifikon një kategori krijimesh letrare që dallohen për nga ligjësitë e krijimit, ku hyn forma dhe pjesërisht edhe përmbajtja. Me të kuptojmë mënyrat kryesore të të shprehurit letrar, sipas një stili të caktuar.Aristoteli e ndante formën letrare në: narrativa e lartë që ishte epi; narrativa e ulët që ishte parodia; dramatika e lartë që ishte tragjedia; dramatika e ulët që ishte komedia. Fillimisht, gjinia e epikës njohu format e saj në vargje (epi, poema) dhe më pas edhe në prozë (romani, novela, tregimi etj.). Për këtë arsye, në ndarjen e madhe fillimisht u njohën: epika(nga greqishtja épos - rrëfim poetik), lirika (nga greqishtja lyra - lloj instrumenti muzikor), dramatika (nga greqishtja dráhme - veprim). Sot kemi kryesisht një ndarje të tillë: proza, poezia, drama. Por kjo ndarje shkon edhe më tej, në nëngjini dhe zhanre. Proza, poezia, drama janë tri lloje kryesore letrare të zhvilluara historikisht, të cilat u përgjigjen tri gjinive themelore të përcaktuara në antikitet nga Platoni dhe Aristoteli: epikës, lirikës, dramatikës. ProzaProza përfshin forma të letërsisë gojore, si: mitin, legjendën, përrallën, fabulën, fjalën e urtë,të cilat janë tekste të krijuara për t’u rrëfyer e përçuar gojarisht. Kronologjikisht, këto forma janë më të vjetrat. Forma të mëvonshme, që lidhen kryesisht me traditën e letërsisë së shkruar, janë: tregimi, novela dhe romani. Veprat e prozës ndahen në elementare (miti, legjenda, përralla, fabula, fjala e urtë) dhe të përbëra (tregimi, novela dhe romani).Gjuha e prozës është më afër gjuhës së folur. Përdorimi i figurave letrare është në funksion të rrëfimit dhe të karakterizimit të personazheve. Veprat në prozë përfshijnë fjalët e autorit, të personazheve dhe (në rastet kur ka) të rrëfimtarit. Ndërhyrja e autorit në veprat në prozë, në rolin e rrëfimtarit, shprehet përmes ligjëratës së zhdrejtë, në vetën e tretë ose të parë. Veprat në prozë mund të ndërtohen në forma nga më të ndryshmet (ditar, kujtim, letërkëmbim, kronikë, reportazh, dokument historik ose zyrtar, tekst juridik ose hetimor, legjendë, përrallë, mit etj.).MITI është një lloj rrëfimi për origjinën e universit dhe të njeriut, për fenomene natyrore dhe shoqërore, për perënditë dhe për besimet fetare, për krijimin e gjuhëve dhe të kombeve, për fuqinë e ndjenjave dhe të pasioneve që përshkojnë marrëdhëniet njerëzore. Protagonistë të tyre janë qenie të mbinatyrshme. Edhe pse ne njohim më shumë mitologjinë grekoromake për shkak të afërsisë, duhet thënë se të gjithë popujt primitivë kanë përpunuar dhe ruajtur ndër shekuj mite, që shpesh kanë pika takimi mes tyre. Dallohen tri grupe kryesore mitesh, ku ndërthuren mite të shumta dytësore:  Mitet kozmogonike mbi origjinën e universit ose të botës (Kaosi, Gea/Toka, Urani/Qielli, Dita, Nata, Kroni, Zeusi, Gjigantët, Titanët etj.);  Mitet e origjinës mbi origjinën dhe fatin e njeriut (Prometeu, Deukalioni, Pirra);  Mitet e heronjve që tregojnë ngjarje të personazheve të jashtëzakonshme, gjysmënjerëz e gjysmëperëndi (Herkuli, Perseu, Jasoni etj.). Gjinitë letrare dhe tiparet e tyreTEORIA E LETËRSISË12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18