Page 140 - Demo
P. 140
PUNË ME PROJEKT DRAMATIZIMRomeo dhe Zhuljeta, nga Uilliam ShekspirPersonazhet e veprës Romeo dhe ZhuljetaEskali – princi i Veronës Parisi – biri i një bujariMontagu, Kapuleti – krerët e dy familjeve Një plak – ungji i KapuletitRomeo – djali i MontagutMerkuti – kushëriri i princit Benvoli – nipi i Montagut dhe shoku i RomeosTibalti – nipi i zonjës Kapuletfrati Laurens dhe frati Xhon Baltazari – shërbëtor i RomeosSamsoni dhe Gregori – shërbëtorë të Kapuletëvevaja (mëndesha) e ZhuljetësPjetri – shërbëtor i vajës (mëndeshës) së ZhuljetësPazhi i Merkutit dhe i ParisitAbrahami – shërbëtor i Montagutnjë farmacist, tre muzikantë, një oficerzonja Montag dhe zonja Kapuletkori qytetarë të Veronës: burra, gra, njerëz me maska, roje, pasues Njohja me subjektin e tragjedisëTragjedia ndodh në Verona dhe rrëfen historinë e dashurisë midis dy të rinjve, Romeos dhe Zhuljetës, të cilët takohen në një ballo me maska organizuar nga Kapuletët, familja e Zhuljetës. Kjo dashuri pengohet nga hasmëria midis dy familjeve. Fataliteti i ngjarjeve që ndodhin, si vrasja e kushëririt të Zhuljetës, e bën bashkimin e tyre edhe më të pamundur. I ndihmuar nga frati Laurens, i cili i marton dy të rinjtë fshehurazi, Romeo mërgon dhe përpiqet për t’u takuar me Zhuljetën. Keqkuptimet dhe pamundësia për të qenë bashkë bëjnë që të dashuruarit të pinë helm dhe të vdesin. Varrimi madhështor bëhet nga dy familjet, Montagët dhe Kapuletët.Montagët dhe KapuletëtDetaje kryesore në tragjedinë Romeo dhe Zhuljetasheshi kryesor kapërcimi i mureve të oborritballo me maskadueli absurditeti i jetës në hasmëri takimi i dashurisë në pemëtoren e Kapuletëvemartesa e fshehtë pirja e helmit fataliteti 138

