Page 141 - Demo
P. 141
Pjesëmarrësit në një teatër shkolle dhe ndarja e detyraveDrejtori i skenës dhe aktivitetit: monitoron gjithë sallën, skenën, kujdeset për harmonizimin e punës së të gjithëve, merret edhe me promovimin e shfaqjes, posterat, njoftimet, ftesat etj.Regjisori: drejton lojën e aktorëve, provat dhe shfaqjen.Aktorët: interpretojnë rolet.Kostumografët: merren me kostumet dhe veshjet e aktorëve.Skenografët: merren me skenën, ideimin dhe pajisjen e saj.Tekniku i zërit, i dritave, i skenës. Regjistruesit e shfaqjes: fotografë, kameramanë etj.Hapat e projektitPrezantimi i projektit (faza e parë)Jepen këshilla për punën me projekt.Jepen dhe shpjegohen disa njohuri për teatrin. Prezantohet vepra Romeo dhe Zhuljeta.Bëhet i ditur qëllimi i projektit. Qëllimi i këtij projekti është vënia në lëvizje e burimeve të ndryshme fizike, emocionale dhe mendore, për të ndihmuar nxënësit në përvetësimin praktik të kurrikulës, si dhe për të zgjuar tek ata kreativitetin lëndor, për të zhvilluar komunikimin, për të rritur mundësinë e punës individuale dhe në grup përmes një aktiviteti të larmishëm. Gjatë provave në teatërAfatet kohore të realizimitProjekti do të realizohet në tri faza.Faza e parë: Prezantimi. Faza e dytë: Kontrolli i ecurisë së projektit.Faza e tretë: Dramatizimi ose shfaqja.Ndarja dhe specifikat e pjesëve për interpretimin e roleveNdarjen e pjesëve e bën regjisori.Pjesët ndahen sipas roleve përkatëse.Pjesët rishkruhen ose fotokopjohen.Te pjesët mund të vihen shënime të ndryshme.Ato mbahen vazhdimisht përpara, derisa të mësohen përmendsh.Pjesët mund të pësojnë ndryshime të vogla gjatë interpretimit.Pjesët nënvizohen ose bëhen me shenja dalluese për të veçuar detajet e rëndësishme.Pjesët studiohen sipas rendit të ngjarjeve.Pjesët ndahen në njësi më të vogla, duke ruajtur tërësinë e tekstit.Pjesët përsëriten vazhdimisht, lexohen me zë të lartë dhe intonacion.Pjesët bëhen në formë skedash.Pjesët ngjiten në vende të ndryshme, të dukshme, ku mund të lexohen shpesh.Metodat që do të përdoren në projekt: - puna individuale;- puna në grup; - interpretimi; - mbajtja e shënimeve; - lexim njëri pas tjetrit;- diskutimi; - vlerësimi; - nxjerrja e informacionit nga teksti; - empatia; - portretizimi etj.FAZA E PARË139

