Page 144 - Demo
P. 144


                                    Dante Aligieri lindi në Firence, në një familje që i përkiste fisnikërisë guelfe. Nuk dihet data e saktë e lindjes së poetit (mes 14 majit dhe 13 qershorit 1265), por dihet me siguri data e pagëzimit (26 mars 1266) dhe emri i tij i pagëzimit, Durante Alageri. Mbas mbarimit të shkollës, i interesuar për degë të ndryshme të shkencës (gramatikë, dialektikë, retorikë, aritmetikë, gjeometri, muzikë, astronomi), ai studioi sidomos letërsinë klasike latine dhe atë italiane e franceze të kohës së tij.  Figura e BeatriçesNë formimin e tij, një rol të rëndësishëm luajtën lidhjet miqësore, të cilat një të riu fisnik dhe të mençur si ai, i ofroheshin lehtësisht në jetën intelektuale të Firences. Gjatë frekuentimit të grupeve të të rinjve fiorentinë, ai njohu Beatriçen, të cilën e kishte takuar në moshën 9-vjeçare. Prandaj, ajo nuk duhet konsideruar si një figurë tërësisht ideale dhe simbolike, por si një grua, e cila ka jetuar realisht në Firence dhe që ka vdekur e re më 1290. Ndonëse takimet mes tij dhe Beatriçes qenë të pakta e sporadike, në dashurinë për të, ai përqendroi gjithë kuptimin dhe vlerën e angazhimit të tij moral e poetik. Figura e së dashurës përfaqëson për poetin një vlerë shumë të lartë, ku pasqyrohen zgjedhjet dhe dëshira e tij për drejtësinë dhe për të vërtetën. Dantja mbajti lidhje me mjedisin intelektual të Bolonjës dhe, gjatë mërgimit, me atë të Parisit. Në shekujt XII-XIV, Italia e sotme ishte e copëtuar politikisht me shtete feudale në jug dhe qytete të mëdha në veri (Milano, Venecia, Xhenova, Firence etj.), të cilat ishin republika më vete ku u zhvillua shumë ekonomia, industria, tregtia dhe kultura. Në Firence zhvillohej një luftë e egër dhe e përgjakshme politike mes partisë guelfe, mbështetëse e papës, dhe partisë gibeline, mbështetëse e perandorit gjerman. Mbas dëbimit të gibelinëve nga Firence, lufta vazhdoi mes guelfëve të zinj (mbështetës të papës) dhe të bardhë (mbështetës të perandorit). Dante Aligieri (1265–1321)Jeta dhe vepraOdilon Redon, Dante e Beatriçe, 1924  Aktiviteti politik dhe vitet e fundit të jetësPër shkak të detyrimeve të tij si fisnik, ai mori pjesë aktive në jetën politike dhe ushtarake të Firences. Mbas përçarjes që ndodhi në radhët e guelfëve, ai u bashkua me guelfët e bardhë, të cilët mbështesnin pavarësinë e komunës (ndërsa guelfët e zinj ishin përkrahës të synimeve të papës). Ai ushtroi funksione të rëndësishme shtetërore, deri kur guelfët e zinj morën pushtetin (1301) dhe e dëbuan nga Firence bashkë me familjen e tij. Njëzet vitet në vazhdim, i kaloi në mërgim në qytete të ndryshme, si Forli, Verona, Areco, Trevizo, Padova, Lunixhana, Ravena, ku edhe vdiq më 1321 (mes 13 dhe 14 shtatorit).  Shkolla stilnovisteNë gjysmën e dytë të shekullit XIII, në disa qytete italiane, u përvijua një rrymë e re letrare, e njohur si shkolla stilnoviste (e pagëzuar nga Dantja në Këngën XXIV, v. 57, të Purgatorit si “Stili i ri i ëmbël”). Kjo rrymë letrare që ndikoi edhe veprimtarinë poetike të Dantes, jo vetëm i këndonte dashurisë me një ngrohtësi dhe thellësi më të madhe nga poezia e mëparshme e lëvruar nga poetë të shumtë italianë, por solli edhe një koncept “Dantja është poeti i fundit i mesjetës dhe i pari poet modern.” Engels 142
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148