Page 145 - Demo
P. 145


                                    të ri për dashurinë, e cila konsiderohej si një ndjenjë që mund të zinte vend vetëm në shpirtin e njerëzishëm dhe bujar.  Veprat e DantesDantja u bë i njohur si poet në vitin 1292-1293 me veprën Jeta e re ku ai i këndon dashurisë për Beatriçen në 31 lirika të shoqëruara e të ndërthurura me komente në prozë. Ai i këndon bukurisë fizike dhe shpirtërore të Beatriçes, shpreh adhurimin për të dhe dhimbjen e thellë për vdekjen e saj. Vepra është si një roman dashurie ku poeti jo vetëm shpreh me ngrohtësi ndjenja njerëzore, por edhe mendimin e tij stilnovist, sipas të cilit dashuria e fisnikëron njeriun dhe e frymëzon për një jetë të virtytshme në përpjekje për të zotëruar shkencën dhe diturinë. Vepër tjetër e Dantes në gjuhën italiane është Rimat (ose Libri i këngëve), e krijuar në një hark kohor prej njëzet vjetësh, nga 1283 deri në vitet e para të mërgimit. Poezitë e përfshira te Rimatqarkullonin veç e veç dhe jo si një libër i plotë, deri në vitin 1527 (me përjashtim të atyre që u futën në librin Jeta e re). Dantja shkroi në gjuhën italiane edhe veprën poetike doktrinore Gostia, të cilën e konceptoi si një libër me katërmbëdhjetë poezi dhe pesëmbëdhjetë traktate në prozë që komentonin këto poezi. Ndërsa, në gjuhën latine ai shkroi Mbi gjuhën popullore, një traktat mbi dialektet e mbi gjuhën e përbashkët e të shkëlqyer, të cilën italianët do ta mësonin nga veprat e poetëve më të mirë të krahinave të ndryshme të Italisë. Vepra të tjera në gjuhën latine janë: Mbi monarkinë, ku Poeti zhvillon teorinë e tij utopike mbi autonominë e autoriteteve civile e kishtare që nuk duhej të ndërhynin në punët e njëri-tjetrit. Çështja e ujit dhe tokës, mbi formën e ujit dhe të tokës; Epistolat,përmban letra që ai u drejtoi personaliteteve të ndryshme; Eglogat, vjersha alegorike sipas modelit të Virgjilit.  Domeniko di Mikelino, Dantja dhe tri mbretëritë, 1465Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato. Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s’janë. Ndaj fjalët e Virgjilit “mos u tremb, është një stuhi e vdekur”, përbëjnë formulën e shpëtimit për shkrimtarin. Gjithë thelbi i “gjendjes”, rrjedhimisht i fatit të tij, përmblidhet në besimin ose jo ndaj kësaj formule.“Mitologjia” danteske Ismail KadareDantja përdori mjeshtërisht të dhënat biografike, artistike, filozofike dhe krijoi një sistem në thelb të qëndrueshëm, por organik dhe koherent si dhe të hapur për mundësi interpretimesh dhe leximesh të reja. Një sistem i tillë përbën një lloj “mitologjie” personale, brenda së cilës është e vështirë dhe jo fort frytdhënëse të bëhet dallimi mes së vërtetës historike dhe trillimit fantastik, mes përvojës dhe interpretimit të përvojës. Bëhet fjalë për një osmozë të vazhdueshme dhe përherë të begatë mes botës së autorit dhe botës së veprës. Te Komedia hyjnore, “mitologjia danteske” arrin kulmin e saj, aq sa poema është cilësuar shpesh si një “danteidë”, bazat e së cilës janë hedhur te Jeta e re, së pari nëpërmjet mitizimit të personazhit të Beatriçes, dhe më tej prej paraqitjes së personazheve dytësore (si p.sh.: gruaja e njerëzishme - donna gentile). Në Komedinë hyjnore (sidomos në këngët e fundit të Purgatorit) poeti i referohet shpesh veprës Jeta e re, kështu që kuptimi i Komedisë e përcakton si parakusht njohjen e asaj vepre nga ana e lexuesit. Përkimet e brendshme ndeshen si në nivelin tematik (p.sh.: ai i referohet vazhdimisht Beatriçes dhe gruas së njerëzishme) ashtu edhe në atë stilistik dhe leksikor. 143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149