Page 146 - Demo
P. 146
Ndikimi në qytetërimin modern dhe kritika danteskeDante Aligieri, autori italian më i njohur dhe më i studiuar në botë, ka ndikuar më shumë se cilido shkrimtar modern në qytetërimin europian dhe botën e artit, sidomos në muzikë dhe pikturë. Komedia Hyjnore u përkthye për herë të parë më 1428 në gjuhën kastiliane, më 1429 në atë katalane dhe menjëherë më pas në pjesën më të madhe të gjuhëve europiane. Sot, vetëm në gjuhën angleze ka mbi 100 përkthime. Pas vdekjes së Dantes, u krijua tradita e leximit dhe e komentimit të Komedisë për të interpretuar tercinat e errëta danteske. Në shek. XVI-XVII, për shkak të epërsisë së modelit petrarkesk, vlerësimi i Dantes hyri në krizë, por për shkrimtarët italianë Ludoviko Ariosto, Nikolo Makiaveli, Torkuato Taso dhe anglezin Xhon Milton, ai ishte pikë kryesore referimi. Edhe pse nuk mungojnë antidantistët italianë (Saverio Betineli) e të huaj (Volteri), që vënë në diskutim kuptimin dhe vlerën e artit të tij, në shek. XVIII, Xhovanbatista Viko e lartëson Danten si shprehje të pakapërcyeshme të ekuilibrit mes fantazisë dhe arsyes, si poet i aftë të shprehë forcën e natyrës dhe thellësinë e historisë e të civilizimit njëkohësisht. Neoklasikët admironin fuqinë njerëzore dhe intelektuale të botës danteske, ndërsa romantikët sanksionuan origjinalitetin dhe vendin e tij krahas Homerit dhe Shekspirit. Ideja e tij për kombin si identitet kulturor, u kthye në simbol të bashkimit të Italisë më 1860. Figura e Dantes u vlerësua nga Fridrih Vilhelm Josef Shellingu, Xhorxh Vilhelm Fridrih Hegeli, Viktor Hygoi, Aleksandër Sergejeviç Pushkini, Nikolaj Vasileviç Gogoli, August Vilhelm Von Shlegeli, Samuel T. Kolerixhi,Uolt Uitmani si një ndër pikat e referimit dhe si model themelor i veprave letrare. Elioti vlerëson saktësinë shprehëse alegorike të Dantes pasi, sipas tij: Asnjë varg i ndonjë poeti tjetër nuk kërkon një përkthim absolutisht fjalë për fjalë si ai i Dantes, sepse asnjë poet nuk na bind si ai tërësisht që fjala që përdor ishte ajo që donte dhe që asnjë fjalë tjetër nuk funksionon. Françesko De Sanktis, analizoi dhe vlerësoi raportin mes strukturës dhe kuptimit, mes konceptimit intelektual dhe trillimit fantastik, mes botës imagjinare të përtej varrit dhe të botës aktuale të historisë. Benedeto Kroçe sugjeroi një “lexim fragmentar të Komedisë”, duke e refuzuar rëndësinë e strukturës dhe të kuptimit të Komedisë Hyjnore dhe deri në vitet ’50 të shek. XX, kritika italiane mbështeti përgjithësisht mendimin e tij. Në vitet ’20 të shek. XX, studiuesi më i madh dantesk, Erik Auerbahtregoi rëndësinë e strukturës për kuptimin dhe vlerësimin e duhur të botës danteske, sepse sipas tij: “Komedia bazohet në çdo mënyrë e drejtim në konceptimin e figurshëm”. Paralelisht me Auerbahun, Çarls S. Singëlltonin “amerikani që u shpjegoi italianëve Danten”, vë figurën e Beatriçes në qendër të të gjithë veprës danteske, nëpërmjet leximit të njëkohshëm të teksteve në disa nivele dhe interpretimit të tyre në mënyrë të figurshme.Bota danteske ishte model për dy poetë të mëdhenj të shek. XX, Tomas S. Eliotin dhe Euxhenio Montalen.Dantja sintetizon prirjet thelbësore të letërsisë së shek. XIII dhe, në të njëjtën kohë, krijon modele përcaktuese për të gjithë letërsinë italiane. Komedia Hyjnore do të vazhdojë të lexohet deri atëherë kur letërsia do të ketë lidhje me realitetin dhe fjala njerëzore do të jetë e aftë të shprehë shpresën për një botë të ndryshme më të drejtë. Xhulio FerroniDantja është profet i atdheut, krijues i një modeli të pasionuar e racional në krijimin e karaktereve (Françeskës, Farinatës, Ugolinos), ku në përplasje mes ndjenjës së tij për drejtësi dhe ndjenjës njerëzore të mëshirës, bën një përjashtim nga rregullat e tij morale.Ugo Foskolo144

