Page 147 - Demo
P. 147


                                    S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në tekst, në informacionin mbi jetën dhe veprën e Dante Aligierit, dalloni detaje që ndërtojnë kontekstin e kohës në të cilën jetoi autori, në lidhje me:situatën historike-politike _______________________________________________________________________;gjendjen ekonomike _____________________________________________________________________________;aspektin kulturor _________________________________________________________________________________.2. Cilat janë të dhënat kryesore mbi jetën e Dantes?ku ka lindur _____________________________;kur ka lindur ____________________________;studimet që ndoqi _____________________.3. Dante Aligieri ka qenë përfshirë në jetën politike të Firences. Si ndikoi ky aspekt në jetën e shkrimtarit? 4. Kur e njohu Beatriçen dhe çfarë ndikimi pati ajo në jetën e tij? 5. Renditni me tituj vepra të Dante Aligierit, kohën kur u shkruan, gjininë së cilës i përkasin si dhe veçori të tyre.Titulli i veprës Lloji Koha e shkrimit Karakteristika  Analizë përmes shembujve 6. Komentoni vlerësimin e shkrimtarit Ismail Kadare për veprën a Dante Aligierit. 7. Duke u ndalur në vargjet hapëse të Këngës I të “Komedisë hyjnore”, zbuloni qëllimin e udhëtimit imagjinar të poetit, kohën kur e nisur si dhe elemente të cilat lidhen me llojin e strofës, vargut, rimës. Në mes të shtegtisë së kësaj jete u gjeta në një pyll krejt errësi, se kishe humbë unë rrugën e vërtetë. Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Si ndikoi jeta në mërgim në krijimtarinë e Dante Aligierit? 9. Përse takimi me Beatriçen është në kufijtë e ideales, simbolikes dhe reales në të njëjtën kohë? Ç’vlerë përfaqëson për poetin figura e vajzës së zemrës?10. Në cilën periudhë dhe me cilën vepër Dante Aligieri bëhet i njohur si poet?11. Ndërtoni një kllaster me temë: “Dante Aligieri: një portret kompleks”. 12. Për cilët shkrimtarë italianë Aligieri u bë pikë referimi? Cilët shkrimtarë të njohur europianë e vlerësuan figurën e Dantes dhe çfarë elementesh të krijimtarisë së tij vunë në pah? Detyra dhe këshilla 13. Dante Aligieri pati ndikim shumë të madh në botën e artit, sidomos në muzikë dhe pikturë. Sillni shembuj rastesh që dëshmojnë këtë lloj ndikimi.145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151