Page 148 - Demo
P. 148
Kryevepra e Dante Aligierit, Komedia hyjnore, u shkrua në vitet 1313-1321. Dantja e titulloi poemën Komedi për disa arsye: së pari, për shkak të gjuhës dhe të stilit të përdorur për paraqitjen e karaktereve të ndryshme njerëzore dhe, së dyti, ngaqë në mesjetë komedi quhej çdo vepër letrare që fillonte me trishtim dhe mbaronte me gëzim. Mbiemrin “hyjnore” e përdori për herë të parë në biografinë danteske, shkrimtari italian i shekullit XIV, Xhovani Bokaço, por titulli, siç e përdorim sot, u bë zyrtar vetëm në shekullin XVI. Ndërsa vetë Dantja ka përdorur disa herë, në pjesën III të poemës, fjalët poemë e shenjtëose poemë e shuguruar.Poema përshkruan udhëtimin fantastik të poetit për thuajse një javë (nga 8 prill 1300) në mbretërinë e të vdekurve në Ferr, Purgator dhe Parajsë. Poema ka një strukturë simetrike të saktë që bazohet në vlerën simbolike të numrit tre, numër që i përgjigjet trinisë së shenjtë të krishterë: Ati, Biri, Shpirti i Shenjtë. Poema ndahet në tri pjesë ose kantika: Ferri, Purgatori, Parajsa, dhe secila prej tyre ka nga 33 këngë (Ferri ka një këngë më shumë pasi e para është këngë hyrëse për të gjithë poemën). Secila këngë ka një numër vargjesh që përpjesëtohet me 3, duke përjashtuar vargun e fundit që mbyll këngën: gjithsej janë 14233 vargje njëmbëdhjetërrokëshe, të grupuara në tercina me rimë zinxhir (skema: ABA BCB CDC DED ... UVU VZV Z). Një sërë përkimesh, simetrish, ndarjesh e rindarjesh bëjnë që shpërndarja e këngëve në poemë dhe tipologjia e tri mbretërive (secila e ndarë në dhjetë pjesë) të mbështetet mbi një logjikë numerike. Përmes formës së vizionit mesjetar, poeti paraqet gjendjen e shpirtrave mbas vdekjes. Poema përshkruan torturat e Ferrit, vuajtjet e Purgatorit dhe lumturinë e Parajsës.Dante personazh dhe Dante autor. Dante është autor i poemës dhe protagonist i udhëtimit në Ferr, Purgator dhe Parajsë. Dante thotë se vizioni i tij filloi në 8 prill 1300, kur ai sapo kishte mbushur 35 vjeç. Ai përshkon Ferrin dhe Purgatorin i udhëhequr nga Virgjili dhe ngjitet në Parajsë i udhëhequr nga Beatriçe. Si autor i poemës, ai pretendon se e shkroi poemën për t’ia rrëfyer njerëzve të tjerë disa vite pasi e jetoi atë përvojë të jashtëzakonshme. Dante personazh dhe Dante autor kanë dy zëra të dallueshëm në poemë: i pari rrëfen veprimet, emocionet, mendimet, fjalët që thotë teksa flet me Virgjilin, me Beatriçen dhe me shpirtrat që takon gjatë udhëtimit; i dyti rrëfen, reflekton a posteriori mbi ngjarjet që kanë ndodhur, i komenton ato edhe pse është i vetëdijshëm se mendja dhe gjuha janë të pamjaftueshme për ta përshkruar atë përvojë. Për Danten personazh, udhëtimi është një udhëtim pastrimi, përmes të cilit ai largon nga vetja, pasi i njeh, i rijeton dhe i kapërcen një nga një mëkatet që shlyhen në Ferr dhe të gjitha prirjet e gabuara që pastrohen në Purgator, për të fituar më pas, nga qielli në qiell, një aftësi më të madhe për të kuptuar të mirën, deri në përvojën përfundimtare të të parit të Perëndisë. Gjesti që shpreh më së miri këtë rrugë pastrimi është, në Purgator, anulimi njëra pas tjetrës e shtatë “P”-ve që engjëlli mbrojtës gdhendi në ballin e tij kur ai hyri në Ferr, që korrespondojnë me shtatë mëkatet vdekjeprurëse të pastruara në shtatë tarracat e Purgatorit dhe që fshihen nga balli i Dantes sa herë që ai me vështirësi e kalon tarracën e rradhës.Personazhet. Në vepër Dante përfshin qindra personazhe nga hapësira të ndryshme gjeografike dhe kohore. Përveç Virgjilit dhe Beatriçes, ai takon ose përshkruan personazhe historikë, heronj mitologjikë dhe biblikë, persona realë bashkëkohës së Dantes. Dante me dy ose tre tercina paraqet me shumë mjeshtëri perandorë, mbretër, fisnikë, politikanë, papë, peshkopë, shenjtorë të rremë e të vërtetë, zantaçinj, poetë, filozofë, hajdutë, vrasës, etj. Figura të shumta monstruoze mitologjike popullojnë rrathët e Ferrit, duke vepruar si ekzekutues të vullnetit hyjnor: demonë, gjarpërinj, Sfinksi, Kimera, Çerberi, Minosi, Karonti, Gjerioni, Furitë, Gorgona (Meduza)., etj. ANALIZË E VEPRËS Komedia hyjnore“Komedia hyjnore” ështëvepra më e plotë dhe më e pasur, eposi artistik i vërtetë i mesjetës katolike, argumenti dhe poema më madhështore.Hegel RRETHI V: Idhnakët dhe të plogëtit KËNETA E STIGJESRRETHI VI: Eretikët dhe Epikurjanëtbrezi I: Dhunuesit kundër të afërmve dhe pasurisë së tyreFlegjetonibrezi II: Dhunuesit kundër vetvetes dhe pasurisë së tijvetëvrasësitbrezi III: Dhunuesit kundër Perëndisë, natyrës njerëzore, artitsodomitët, fajdexhijtëlugja I: Mashtruesit e atyre që nuk të besojnë; Rrufianët dhe mashtruesit e femravelugja II: Lajkatarëtlugja III: Simoniakët (tregtarët e objekteve te shenjta)lugja IV: Fallxhorëtlugja V: Batakçijtëlugja VI: Hipokritëtlugja VII: Hajdutëtlugja VIII: Këshilltarët dinakëlugja IX: Mbjellësit e dasivezona I: KainaTradhtarët e të afërmvelugja X: Falsiffkuesit e metaleve, e njerëzve, e paravetë fialëvezona II: Antenora Tradhtarët e atdheutzona III: Tolomea Tradhtarët e miqvezona IV: Judeka Tradhtarët e bamirësvePylli i errëtKodraJerusalemiMinosiÇerberiPlutiFlegjiasMinotauriGjerioniAnteKaroniFuritë dhe MeduzaLuçiferri, përbindësh me tri kokë, që qan me të gjashtë sytë njëherazi dhe që bluan pa pushim me tri gojët e tij tre tradhëtarët më të liq: Judën, Brutin, Kasin.DERA E FERRITPARAFERRI: Ata që s’kanë bërë as mirë as keq;AKERONILIMBIRRETHI I: Fëmijët e papagëzuar dhe paganët e virtytshëmRRETHI II: Mëkatarët e epshitRRETHI III: GrykësitRRETHI IV: Koprracët dhe dorëlëshuaritQYTETI I DITËSRRËPIRËPUSI I VIGANËVELUCIFERRIRRETHI VIIRRETHI VIIILugjezezaRRETHI IXMASHTRIMIDHUNAMOSPËRMBAJTJAKOÇITI146

