Page 154 - Demo
P. 154


                                    FRAGMENTPrologu i poemësNë këngën e parë të Komedisë Hyjnore, Dantja tregon se në gjysmë të jetës së tij, kupton se ka humbur në një pyll të errët. Pasi del nga pylli, e sheh veten rrëzë një kodre. Mezi përshkon një bregore dhe fillon t’i ngjitet një të përpjete. Mirëpo, tri kafshë i dalin përpara njëra pas tjetrës dhe i pengojnë rrugën: një panterë (simbol i epshit, por edhe i Firences ku sundojnë të zinjtë), një luan (simbol i krenarisë dhe i Francës që kishte qëllime pushtuese ndaj Italisë) dhe një ujkonjë (simbol i kurnacërisë, makutërisë, lakmisë dhe i papës). Në fillim qëndron, por më pas kthehet mbrapsht. Në momentin kur është gati të futet sërish në pyll, i del përpara një hije, Virgjili, poeti i antikitetit (simbol i urtësisë dhe i përvojës jetësore), i cili e lajmëron për ardhjen e një langoi dhe e fton që ta ndjekë nëpër Ferr e Purgator për t’i shpëtuar rrezikut. Nëse dëshiron, mund të shkojë edhe në Parajsë, me një udhërrëfyes tjetër (nënkupton Beatriçen). Dantja pranon dhe nisen së bashku. Ilustrim i vargjeve 1-2 nga Pol Gustav DoréKënga I (v. 1-30) Në mes të shtegtisë së kësaj jetë1u gjeta në një pyll krejt errësi2,se kishe humbë unë rrugën e vërtetë3.Si ish ta them sa kam vështirësiai i egri pyll, i ashpër, pyll hata,sa ta mejtoj më kall frikë përsëri4!Veçse ma e idhtë në qoftë vdekja paksa5!Po me tregue ç’të mirë kam gjetë n’atë anë, do flas për sende tjera që kam pa6. Si hyna mbrendë as unë s’di me ju thanë,aq gjumë i fortë qepallat kish randue, kur rrugën e vërtetë e pata lanë7. Po kur te rranza e kodrës qeshë afrue8,atje ku merrte fund ajo luginë, që me aq tmer në zemër m’kish trazue9, vështrova lart e pashë se si në shpinëpo vishej krejt nga rrezet e planetit, që në gjithë shtigjet njerëzve u prin10. 1 Ngjarjet e poemës ndodhin në vitin 1300 (viti i Jubileut), kur poeti ishte 35 vjeç. Nëse jeta e njeriut i ngjan një udhëtimi që zgjat mesatarisht 70 vjet, Dantja kishte mbërritur në mes të udhëtimit të tij. Në fakt, ai vdiq shumë më i ri (56 vjeç). 2 Pylli i errët përfaqëson vesin dhe paditurinë njerëzore. 3 Sepse në mënyrë të pavetëdijshme kishte humbur rrugën e duhur. 4 Mbiemrat e përdorur nga poeti shprehin tundimet dhe veset që pështjellojnë njerëzimin, si dhe vështirësinë e përshkrimit dhe të përjetimit të çasteve të kalimit nëpër atë pyll të egër, të ashpër, të frikshëm. 5 Vdekja është paksa më e hidhur se mëkati. 6 Për të shpjeguar si shpëtoi nga pylli (nga veset), do të tregojë ato që ka parë gjatë udhëtimit. 7 Nuk di të shpjegojë fillimin e gabimit, sepse në çastin e largimit nga rruga e duhur ishte si në gjumë, i paaftë të arsyetonte për mëkatet që po bënte. 8 Por kur arriti rrëzë kodrës (simbol i jetës së virtytshme). 9 Aty ku përfundonte lugina që e kishte frikësuar (pendimi dhe tmerri e trazojnë zemrën, nuk e lënë në paqe). 10 Vështroi lart dhe pa se si kodrina ndriçohej e gjitha nga rrezet e diellit që e udhëheqin njeriun në rrugën e drejtë. Dielli, i konsideruar planet nga shkenca e kohës, simbol i dritës hyjnore, e udhëheq njeriun drejt së mirës. 152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158