Page 155 - Demo
P. 155
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në cilën fazë të jetës është autori dhe si ndihet ai?2. Çfarë informacioni i jep Dantes udhërrëfyesi që e bind të pranojë udhëtimin?3. Si e shpjegoni dilemën e Dantes në hyrje të pyllit?4. Shpjegoni më tej kuptimin e vargut: atje ku merrte fund ajo luginë, ... kish trazue. Analizë përmes shembujve 5. Çfarë simbolizon pylli, kodra, dielli, valët? Ilustroni përmes shembujve nga fragmenti. 6. E ndieni frikën e Dantes? Me se është e lidhur ndjenja e tij?7. Gjeni similitudën dhe shpjegoni efektin e saj në mesazhin e kësaj kënge. Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Në cilën strofë poeti paralajmëron fundin e lumtur?9. Në këtë këngë, poeti nuk ka ngadhënjyer ende mbi mëkatin. Ku duket kjo?10. Diskutoni për imazhin e strofës së fundit. Fjala dhe përdorimi i saj 11. Identifikoni mbiemrat në prolog dhe thoni cili është roli i përdorimit të tyre.12. Vlerësoni bukurinë që i jep këngës kujdesi i përkthyesit për të ruajtur rimën.13. Të ndarë në grupe rishkruajeni këngën në gjuhën standarde. Detyra dhe këshilla 14. Për t’i kuptuar veprat me subjekt, rol të veçantë luan rendi i ngjarjeve dhe rëndësia që kanë ato në zhvillimin e tij. Diskutoni rreth kësaj.15. Ndajeni përmbajtjen e kësaj kënge në disa pika kryesore, duke bërë një lloj kronologjie të zhvillimit të ngjarjeve.At’herë veç frika m’iku pak të shkretite zemrën unë e ndjeva ma të lirënga nata, që kalova mes sikletit11. Si ai, që tue marrë frymë me të vështirë, prej detit del në breg e nga ato valëaq të rrezikshme sytë e vet i prir12, dhe shpirti im, që ikte pa u ndalë, mbrapa u suell me pa atë rrugën trishte, që s’la njeri të gjallë andej me dalë13. Dërmue, si u çlodha pak mbi atë gurishte, ia nisa rrugës nëpër breg t’shkretuem14, çdo herë kamba e ndalun ma poshtë ishte15. 11 Vetëm atëherë iu largua paksa nga zemra frika që kishte ndier gjatë asaj nate të kaluar në dhimbje. 12 Ashtu si ai që, i dalë në breg nga deti duke marrë frymë me vështirësi, kthehet të vështrojë dallgët e rrezikshme nga të cilat ka shpëtuar. Valët aq të rrezikshme janë stuhia e pasioneve të poetit. 13 Edhe shpirti i poetit, që vazhdonte të largohej pa u ndalur, u kthye të shikonte vendin nga i cili asnjë s’ka dalë i gjallë. Dantja, i dalë nga gjumi i mëkatit, në ndryshim nga i dali në breg të detit që i ka shpëtuar rrezikut, është ende larg ngadhënjimit mbi mëkatin. 14 Pasi e çlodhi pak trupin e lodhur, rinisi rrugën nëpër bregun e shkretë (pjesa e rrugës ndërmjet luginës e së përpjetës). 15 Këmba e mbështetur ishte gjithmonë më poshtë. Dantja, i lodhur e plot dyshime, me këtë varg përshkruan mënyrën e tij të ecjes, por na tregon edhe se ndjenja më e ulët e lakmisë për të mirat tokësore (këmba e ndaluar) ishte më e fortë se ndjenja më e lartë e lakmisë për të mirat qiellore.D. Aligieri, Komedija Hyjnore, Ferri, Përkth. Pashko Gjeçi, Tiranë, 1960, f. 5-6 S T U D I M T E K S T I 153

